Ani pse presidenti i Lille, Olivier Letang, më parë kishte pohuar se asnjë lojtar i rëndësishëm nuk do të largohet nga klubi këtë dimër, megjithatë, gjërat mund të ndryshojnë.
Kjo për shkak se ylli kosovar Edon Zhegrova së shpejti mund të largohet nga Franca për ta vazhduar karrierën diku tjetër.
Zhegrova i cili këtë sezon ka qenë autor i katër golave në 12 ndeshje në kampionat, po tërheq interesim të fortë nga Napoli.

Tek Lille në anën tjetër janë të vetëdijshëm se 25-vjeçari nuk do ta rinovojë kontratën e cila skadon në vitin 2026 dhe për këtë arsye i ka vënë një çmim prej 25 milionë eurosh.
Kujtojmë se Zhegrova është pjesë e Lille që nga janari i 2022, kur iu bashkua atyre nga Baseli për shtatë milionë euro.
