By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Mesazh i fuqishëm, djali i Trumpit shpërndan postimin e Grenellit kundër Kurtit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Mesazh i fuqishëm, djali i Trumpit shpërndan postimin e Grenellit kundër Kurtit
Maqedoni

Mesazh i fuqishëm, djali i Trumpit shpërndan postimin e Grenellit kundër Kurtit

admin
Last updated: 05/02/2025 21:30
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Djali i presidentit amerikan, Donald Trump, Donald Trump Junior, ka shpërndarë postimin e emisarit për misione të veçanta, Richard Grenell me të cilin ka lëkundur fort pushtetin e Albin Kurtit.

Në këtë postim, Grenelli ka paralajmëruar qytetarët e Kosovës se Kurti po gënjen kur po thotë se është i afërt me SHBA-në.

“Administrata Trump ka punuar dhe do të vazhdojë të punojë drejt paqes për të gjithë në Ballkan. Por ne kemi nevojë për partnerë të besueshëm. Qeveria Kurti nuk ishte e besueshme gjatë mandatit të parë të Trump, as gjatë mandatit të Bidenit. Si republikanët ashtu edhe demokratët e kanë kritikuar vazhdimisht Kurtin për ndërmarrjen e veprimeve të njëanshme që e destabilizojnë rajonin. Po ashtu edhe BE-ja dhe NATO-ja. Bashkësia ndërkombëtare është e bashkuar kundër Kurtit”, shkroi Grenell në X.

Njeriu i rëndësishëm i Trump tha se “kompanitë amerikane po zgjerohen në Shqipëri dhe Serbi, por nuk po zgjerohen në Kosovë për shkak të Kurtit”.

“Kurti ka qenë gjithashtu kundër çdo ideje të SHBA-së të ofruar nga presidentët Clinton, Bush, Obama, Biden dhe Trump”.

“Retorika e përdorur nga Kurti tani, duke pretenduar se është i afërt me SHBA-në dhe më mirë se të gjitha qeveritë e tjera të Kosovës, është absolutisht e rreme. Mos u mashtroni”, shkroi Grenell.

Donald Trump Jr nuk mban asnjë post në mandatin e dytë të babait të tij në Shtëpinë e Bardhë, por ka qenë kyç në zgjedhjen e tij si president.

Ai gjithashtu ka luajtur rol të madh që ta bind Trumpin për ta marrë si zëvendëspresident JD Vance.

Ndërkaq, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, të hënën e nënshkroi urdhrin ekzekutiv për emërimin e ish-emisarit amerikan për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell, në pozitën e emisarit të ShBA-së për Misione të Posaçme.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Trump e lavdëroi Grenellin për rolin e tij në në lëshimin në Kaliforni, vendim që u mor për të ndihmuar në shuarjen e zjarrit në Los Angeles.

“Ric, është njeri i mirë”, tha ndër të tjera Trump teksa nënshkruante vendimin./Paparaci.com.

You Might Also Like

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar

Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti

Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë

Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve

Ministria e Mjedisit: Nuk ka rrjedhje të lindanit në OHIS

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Mafia shqiptare, realitet apo mit? Çupi: Ndodhet e strukturuar në kupolën e Berishës dhe Metës
Next Article Macron bisedon me presidentin e ri të Sirisë, fton Al-Sharaan të vizitojë Francën

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar
Maqedoni TOP LAJM
Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti
Maqedoni TOP LAJM
Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë
Bota Maqedoni TOP LAJM
Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?