By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Mesazhi fshehur në shishe gjendet pas 132 vitesh në farin skocez
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kuriozitete > Mesazhi fshehur në shishe gjendet pas 132 vitesh në farin skocez
Kuriozitete

Mesazhi fshehur në shishe gjendet pas 132 vitesh në farin skocez

admin
Last updated: 09/11/2024 19:48
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Inxhinierët kanë gjetur një mesazh 132-vjeçar të fshehur thellë në muret e një fari të vjetër në jug të Skocisë.

I shkruar në lëkurë me bojë, letra daton 4 shtator 1892 dhe tregon emrat e tre inxhinerëve që instaluan një tip të ri drite në kullën 30m të lartë.

Shishja 20cm e gjatë u gjet nga Ross Russell, i bordit të mekanikëve të farit, gjatë një inspektimi të strukturës.

Ata e zbuluan atë pas çmontimit të paneleve të një rafti, por pritën deri në ardhjen e kujdestarit të farit Barry Miller, para se ta hapnin.

Shishja kishte një fund të pazakontë të harkuar dhe kjo e bënte të mos qëndronte dot në këmbë, shkruan rrjeti BBC.

Ajo ishte mbyllur me një tapë që koha e gjatë ishte zgjeruar dhe ngjitur me xhamin.

Pasi e nxorrën tapën burrat morën dhe shënimin e lënë brenda.

77 vjeçari Miller, tha për rrjetin BBC Scotland se “duart po i dridheshin nga emocionet” teksa hapte shënimin.

“Ishte shumë emocionuese të lexoja nga kolegët tanë të së shkuarës, ishte sikur të ishe aty me ta. Grupi i tyre kishte qenë aty, siç po punonim dhe ne”, thote ai.

- Advertisement -
Ad imageAd image

“Ata e kishin fshehur në një vend të tillë që të mos gjendej për shume kohë.”

Russell gjeti shishen e vjetër bashkë me kolegët Morgan Dennison e Neil Armstrong, teksa inpektonin farin 209-vjeçar për të kontrolluar mekanizmin e rrotullimit të lenteve të ndriçimit.

Letra shkruante:

- Advertisement -
Ad imageAd image

“Pika e sinjalizimit Corsewall, 4 shtator 1892.

“Ky ndriçues është ngritur nga inxhinierët James Wells Engineer, John Westwood Millwright, James Brodie Engineer, David Scott Labourer, nga maji deri në shtator 1892.

Kujdestarët e pikës janë John Wilson Principal, John B Henderson ndërsa makineria është prodhuar nga James Dove &Co Engineers Greenside Edinburgh.”

Inxhinierët thanë se kishin në plan ta zëvendësonin letrën me një mesazh të tyrin, teksa aktualisht ajo po mbahet në selinë qendrore të kompanisë Northern Lighthouse në Edinburgh.

Ndërkohë një nga pasardhësit e një prej punonjësve është njoftuar për zbulimin.

Euan Murray, i rritur 16km larg farit në Stranraer, është stërnipi i Murray, i cili punonte asokohe me John Wilson e Corsewall.

Pas njoftimit 32-vjeçari kishte thënë: “Është e mrekullueshme të mendosh sesi ata kanë punuar asokohe për gjëra që vljenë edhe sot”.

“Anijet i përdorin edhe sot këto sisteme navigimi. Është bukur të shikosh farin nga anijet që nisen ose mbërrijnë nga pjesë të ndryshme të botës”, shtoi ai.//BBC//

You Might Also Like

Vaksina kundër alergjisë ndaj maceve gati për provë klinike tek njerëzit

Pse nuk rekomandohet të konsumoni domate dhe kastraveca së bashku?

Si ndikon në trurin tonë të qëndruarit ulur për orë të tëra çdo ditë? Edhe ushtrimet fizike nuk mund ta zhbëjnë dëmin

Ja çfarë i pengon arkeologët që të mos hapin varrin e perandorit të parë kinez

Ja si mund t’ia ulni aciditetin kafesë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Kasami priti këshilltarin amerikan Matt Flanners: SHBA-të janë aleati ynë
Next Article Edi Rama flet për largimin nga politika: Mendoj ta lë këtë punë, do jem shumë i lumtur

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Tërmet i fortë në Greqi
Bota
Nëntë fëmijë në Kosovë infektohen me fruth pasi nuk u vaksinuan
Kosovë
Festa e maturës në Tetovë, MPB: Mos pini alkool dhe mos vozisni pa patentë
Maqedoni
Drejtori i Entit Shtetëror të Pronësisë Industriale, Eljesa Neziri, merr pjesë në takimin vjetor “INTA 2025” në SHBA
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?