By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Mësimi në një turn nisi në shkollën Kongresi i Manastirit në Çair
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Mësimi në një turn nisi në shkollën Kongresi i Manastirit në Çair
Maqedoni

Mësimi në një turn nisi në shkollën Kongresi i Manastirit në Çair

admin
Last updated: 12/10/2025 17:02
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 12 tetor – “Kongresi i Manastirit” është shkolla fillore e parë në Çair që po zbaton mësimin në një turn. Sipas mësimdhënësve, posaçërisht atyre të grupit klasor, realizimi i mësimit në mëngjes është më efektiv ndërsa nxënësit janë më të koncentruar dhe shprehin më shumë interes për të komunikuar rreth njësive mësimore të caktuara. Mësuesja Lumnije Vrenezi tha për Alsat se mësimi në një turn të jep mundësinë edhe për realizimin e aktiviteteve shtesë, varësisht nevojës së nxënësve.

“Fundi i orës mbaron në 12 e 30, kemi hapësirë edhe për të mbajt orë plotësuese edhe aktivitete tjera. Kur ishim pasdite e kishim pak më vështirë sepse nuk kishim hapësirë ku të punojmë dhe bëhej shumë vonë. Tani, me daljen paradite kemi hapësirë edhe ne kolegët si aktiv të punojmë së bashku edhe me nxënësit nëse ka nevojë orë plotësuese, shtuese apo ndonjë aktivitet tjetër kemi kohë të mjaftueshme”, tha Lumnije Vrenezi, mësuese.

Nxënësit që anketuam për Alsat thanë se përveç kohës së mjaftueshme për detyra dhe pushim tashmë kanë mundësi të marrin pjesë në aktivitete sportive dhe kulturore.

Anketë me nxënës
“Kemi më shumë kohë që jemi paradite, jemi më të pushuar, jemi të freskët”.

“Kemi kohë për të gjitha aktivitetet”.

“Unë ushtroj futboll e tash që jemi paradite unë kam më tepër kohë për të pushuar”.

“Tash paradite kam kohë të pushoj, i bëj detyrat dhe shkoj në futboll”.

Për momentin në shkollën “Kongresi i Manastirit” mësojnë 656 nxënës. Drejtori Faik Xhoni tha se shkolla ka plotësuar thuajse të gjitha kushtet për mësimin në një turn.

“Kati përdhes dhe kati i parë janë të pajisura me tabela interaktive, tash na mungojnë edhe lart mirëpo lart i kemi pesë projektor me të cilët punojnë. Kemi kabinetin e veçantë ku arsimtarët i marrin dhe punojnë me to nëpër kabinete derisa ti sigurojmë për katin e lartë tabelat interaktive. Kemi laboratorin e cila është e pajisur me mjete për biologji, fizikë dhe kimi. Kemi kabinetin e informatikës. Të gjitha kushtet i kemi”, tha Faik Xhoni, Drejtor i sh.f “Kongresi i Manastirit”.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Pavarësisht plotësimit të kushteve shkolla në fjalë nuk kishte zbatuar mësimin në një ndërrim. Kjo për shkak se një pjesë e shkollës iu dha në përdorim, fillimisht Universitetit të Tetovës drejtimeve të disperzuara dhe më pas Universitetit “Nënë Tereza” deri në qershor të këtij viti./Alsat.mk

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Tre persona dyshohet të kenë sjellë makina nga jasht dhe më pas me dokumente të falsifikuara i kanë regjistruar
Next Article Është kapërcyer problemi me mungesën e mjekëve në repartin e pediatrisë në Ohër

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?