By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Meta në Gjykatën e Posaçme të Apelit: Nuk e imagjinoj arratisjen, kërkoj proces të rregullt
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Meta në Gjykatën e Posaçme të Apelit: Nuk e imagjinoj arratisjen, kërkoj proces të rregullt
Shqipëri

Meta në Gjykatën e Posaçme të Apelit: Nuk e imagjinoj arratisjen, kërkoj proces të rregullt

admin
Last updated: 19/11/2024 13:06
By admin 6 Min Read
Share
SHARE

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta publikoi sot mbrojtjen përpara Gjykatës së Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ndërsa kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë.

Meta ndodhet në arrest me burg nën hetim nga SPAK për 3 vepra penale.

Meta kërkoi që Gjykata të respektojë Kushtetutën, Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut, parimin e prezumimit të pafajësisë dhe një proces të rregullt ligjor për të ardhmen.

Meta u shpreh se asnjëherë nuk i ka refuzuar ftesat e SPAK-ut dhe nuk ka pasur asnjë pozitë apo mundësi të prishë provat, “sepse prova as nuk ka përveç intervistave dhe hamendësimeve”.

Po ashtu, Meta theksoi se çdo vendim nën diktat jo vetëm do të rëndonte parregullsitë e këtij procesi, por dhe minonte parimet e shtetit të së drejtës.

“Unë as e imagjinoj të arratisem dhe nëse ekziston ky shqetësim ju mund të vendosni të bllokoni pasaportën time. Por unë jam ish-President, gëzoj këtë status ende dhe juridikisht dhe President i partisë së dytë opozitare në vend dhe partia e tretë prej 20 vitesh. Ndaj ju duhet të më lejoni në bazë edhe të përvojës amerikane të ushtroj detyrimet e mia ndaj atyre qytetarëve që më kanë zgjedhur mua të drejtoj dhe të cilët paguajnë taksa që ju të jepni drejtësi dhe jo afërmendsh të jeni nën diktatin e SPAK-ut, siç e ka deklaruar për gjykatat publikisht Dumani”, u shpreh Meta.

Sipas tij, “kjo sjellje paragjyqësore e deritanishme (nga SPAK-u dhe Policia) duhet të marrë fund dhe ky proces hetimi dhe gjykimi duhet të vendoset në shinat e procesit të rregullt ligjor në respekt të parimit të prezumimit të pafajësisë”.

Në mbrojtjen e tij duke u ndalur te çështja CEZ-DIA, Meta argumenton se “përpjekja për të krijuar idenë se Kastriot Ismaili po fitonte një mbështetje të madhe nga Ministri i Energjisë dhe Ekonomisë, Ilir Meta, SPAK bie në kontradiktë me vetveten kur i jep një rol që kurrë Kastriot Ismaili nuk e ka pasur si anëtar i Këshillit Mbikqyrës nga METE apo kandidat zëvendësues”.

Meta shprehet se ekzistojnë dy fakte që anashkalohen qëllimisht në dosje, të cilat ai ia ka theksuar SPAK-ut gjatë marrjes në pyetje.

- Advertisement -
Ad imageAd image

“Së pari, ERE ishte institucion i pavarur nga Qeveria dhe s’kishte asnjë varësi nga Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjisë (METE). Së dyti, Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjisë, që drejtohej nga Ilir Meta, dhe Qeveria iu kundërvu vendimit të ERE të marrë më 7 dhjetor 2010”, shtoi Meta.

Njëkohësisht, Meta theksoi se “SPAK e ka të provuar me dokumente dhe shkresa lidhjen e fortë të Kastriot Ismailaj me këshilltarin kryesor të Kryetarit të ERE deri edhe në ortakëri në një kompani të përbashkët”.

“Por të gjitha këto fakte dhe lidhje injorohen nga SPAK-u se targeti i vetëm që duhet patjetër të dyshohet e akuzohet është Ilir Meta, kur faktet flasin krejt ndryshe”, shton Meta.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Meta sqaron po ashtu raportet e tij me Agron Çelën, ndërsa shprehet se “e gjithë kjo platformë manipulimesh me tjetërsime rrethanash dhe krijimtari mashtrimesh bazohet në deklarimin e ish-ministrit, Dritan Prifti, në 2 tetor 2015, i cili ishte në shërbim të Edi Ramës për përfitime ekonomike dhe politike”.

Meta e konsideron qëndrimin e SPAK për këtë dosje “ekstremisht joprofesional dhe të instrumentalizuar politikisht”.

Por, sipas tij, “SPAK-ut i intereson vetëm manipulimi i fakteve dhe rrethanave për të fajësuar me çdo shpifje dhe shpikje Ilir Metën dhe justifikuar sjelljen e tij me çdo çmim, si edhe masën ekstreme të arrestit në burg të Ilir Metës, si kryetar i Partisë së dytë opozitare, për t’i shërbyer qëllimeve të Edi Ramës për shkatërrimin e pluralizmit politik dhe zgjedhjeve të lira e konkurruese në Shqipëri, që po afrojnë”.

Po ashtu në mbrojtjen e tij, Meta shprehet se “akoma më absurd dhe i turpshëm është pretendimi i SPAK-ut për veprime të paligjshme të tij për ndërhyrje në një ligj për minierat”.

Lidhur me dyshimet për përfshirjen e tij në veprime të paligjshme me lobimet, Meta u shpreh se “distancohet me neveri nga përpjekjet e qëllimshme të SPAK-ut, pa asnjë provë, për ta implikuar përmes hamendësimeve, kur e ka pasur të gjithë kohën për të paraqitur prova që e ngarkojnë atë me përgjegjësi penale”.

“Kur shkuam në Uashington për inagurimin e Presidentit Trump, ftesat për të cilën ishin siguruar më parë nga Kongresi, u çudita kur u njoha nga Presidenti i McKeon Group me marrëveshjen që kishte firmosur Fidetzis në emër të LSI-së dhe i kërkova atij që ajo marrëveshje të anulohej sepse nuk ishte e autorizuar nga unë dhe se fushat e bashkëpunimit që ne ishim të interesuar ishin të ndryshme nga ato që kishte firmosur Fidetzis. Kontaktet me kompaninë McKeon Group vazhduan edhe pak kohë por kurrë nuk u finalizua një marrëveshje për arsye se ofronin shërbime shumë të shtrenjta dhe që nuk ishin të përballueshme nga ne”, shtoi Meta.

Po ashtu, Meta i konsideroi tërësisht tendencioze pretendimet për mosdeklarime të shpenzimeve, duke përsëritur se me plotësimin e formularëve të pasurisë merrej ish-bashkëshortja.

Monika Kryemadhi po ashtu u paraqit sot në Apelin e GJKKO ku kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë.

You Might Also Like

Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve

‘Territorialja’/ Ngrihet Komisioni i Posaçëm – Si ndahen vendet mes PS-PD dhe partive të tjera?

“Do nisim protestat”/ Berisha: Vendimi për shkak të raportit të ODIHR, u faktua farsa

PD kërkesë Peleshit: Shmangni çdo provokim ndaj deputetëve të opozitës

“Në të ardhmen udhëtim nga Zvicra në Shqipëri me tren”/ Balluku në Bernë, takim me homologun zviceran

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Balluku: Më 1 dhjetor paraqesim planin e uljes së çmimit të energjisë për qytetarët
Next Article Ngjarja në afërsi të shkollës “Fan Noli”, Garo: “Paketa e sigurisë” në shkolla u bë e pasigurisë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar
Maqedoni TOP LAJM
Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti
Maqedoni TOP LAJM
Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë
Bota Maqedoni TOP LAJM
Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?