By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Meta pranon të paguajë 25 milionë dollarë për të zgjidhur padinë me Donald Trump për pezullimin e llogarisë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Teknologji > Meta pranon të paguajë 25 milionë dollarë për të zgjidhur padinë me Donald Trump për pezullimin e llogarisë
Teknologji

Meta pranon të paguajë 25 milionë dollarë për të zgjidhur padinë me Donald Trump për pezullimin e llogarisë

admin
Last updated: 30/01/2025 15:37
By admin 1 Min Read
Share
SHARE

Gjiganti i teknologjisë Meta ka rënë dakord të paguajë 25 milionë dollarë (gati 24 milionë euro) për të zgjidhur një mosmarrëveshje ligjore me presidentin amerikan Donald Trump, pasi ai paditi kompaninë për pezullimin e llogarive të tij pas trazirave të 6 janarit në Kapitol, sipas tre personave të njohur me çështjen.

Është rasti i fundit i një korporate të madhe që zgjidh çështje gjyqësore me presidentin e ri, i cili ka kërcënuar me hakmarrje ndaj kritikëve dhe rivalëve të tij, shkruan Euronews, përcjell Telegrafi.

Ajo vjen gjithashtu pasi Meta dhe CEO i saj, Mark Zuckerberg, i janë bashkuar kompanive të tjera të mëdha teknologjike duke u përpjekur “të përafrohen” me administratën e re Trump.

Njerëzit e njohur me këtë çështje folën në kushte anonimiteti të mërkurën për të diskutuar rreth marrëveshjes.

Dy nga njerëzit thanë se kushtet e marrëveshjes përfshijnë 22 milionë dollarë (21 milionë euro) që shkojnë për organizatën jofitimprurëse që do të bëhet biblioteka e ardhshme presidenciale e Trump.

Zuckerberg vizitoi Trumpin në nëntor në pronën e tij në Mar-a-Lago në Florida për t’u përpjekur të “ndreqte dallimet” me presidentin e ardhshëm, diçka që kanë bërë edhe zyrtarë të tjerë të teknologjisë, biznesit dhe qeverisë.

You Might Also Like

Amazoni hap thesarin në Belgjikë, investon një miliard euro

Facebook përditëson algoritmin për t’u dhënë përdoruesve më shumë kontroll mbi videot që shohin

OpenAI prezanton kontrollet prindërore në ChatGPT

Google urdhërohet të bëjë ndryshime në motorin e kërkimit – por shmang ndarjen dramatike

Këto kufje kushtojnë 100 mijë euro

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Donnarumma do rinovimin: Parisi është shtëpia ime, shpresoj të qëndroj këtu
Next Article Kurti takon qytetarët në Prishtinë dhe Vushtrri: Vazhdojmë ditë për ditë, cep më cep

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?