By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Mexhiti-afaristëve: Investoni në teknologji ekologjike dhe inovative (Video)
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Mexhiti-afaristëve: Investoni në teknologji ekologjike dhe inovative (Video)
Maqedoni

Mexhiti-afaristëve: Investoni në teknologji ekologjike dhe inovative (Video)

admin
Last updated: 29/10/2024 15:49
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 29 tetor – Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti mori pjesë dhe kishte paraqitje në ceremoninë solemne të hapjes së Panairin Energo-Tehnoma 2024.

Mexhiti para afaristëve të pranishëm tha se takime të këtilla janë një mundësi e shkëlqyer për prezantimin e ekonomisë industriale dhe për arritjet më të fundit në fushën e teknologjisë, në vendin tonë dhe në rajon.

‘Përcaktimi jonë si Ministri dhe si Qeveri për një transformim të gjelbër si një nga qëllimet e rëndësishme të Marrëveshjes së Gjelbër Evropiane kërkon përforcimin e përdorimit efikas të burimeve duke kaluar në një ekonomi të pastër rrethore, rivendosjen e biodiversitetit dhe reduktimin e ndotjes’ tha Mexhiti duke shtuar se BE-ja ka për qëllim të arrijë neutralitetin klimatik deri në vitin 2050.

Zëvendëskryeministri i Parë Mexhiti tha se për të siguruar këtë, nevojiten ndryshime në një numër sektorësh kyç, si investimi në teknologji të pastra dhe inovative për mjedisin, mbështetja e industrisë për inovacion, përdorimi i formave më të pastra, më të lira dhe më të shëndetshme të transportit privat dhe publik, dekarbonizimi i sektorit të energjisë, sigurimi i efikasitetit energjetik i objekteve, bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtarë për përmirësimin e standardeve globale ekologjike.

‘Realizimi i këtij procesi nuk është i mundur vetëm me hartimin e legjislacionit dhe dokumentacionit të mirë, por duhet mbështetur dhe monitoruar nga ekonomia, pra nga kompanitë. Prandaj jemi gjithmonë të hapur për mbështetjen zgjidhjeve inovative dhe për përdorimin e teknologjive më të mira të disponueshme që arrijnë rezultate më të mira, por me kursime burimesh dhe mbrojtje maksimale të mjedisit’ deklaroi Mexhiti.

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti tha se në kushte të një krize energjetike dhe në drejtim të arritjes së synimeve globale dhe kombëtare për zhvillim të qëndrueshëm, duhet që burimet t’i përdorim në mënyrë ekonomike dhe të qëndrueshme, të orientohemi drejt burimeve të rinovueshme të energjisë e industrinë dhe kompanitë.

You Might Also Like

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar

Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti

Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë

Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve

Ministria e Mjedisit: Nuk ka rrjedhje të lindanit në OHIS

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Kasami: Ali Ahmeti po sillet si fëmijë i llastuar (Video)
Next Article E kanë të ndaluar, por Vullneti dhe Lela flasin me kode në Big Brother VIP Kosova

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar
Maqedoni TOP LAJM
Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti
Maqedoni TOP LAJM
Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë
Bota Maqedoni TOP LAJM
Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?