By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Mexhiti, Azizi dhe Zekolli në Pallçisht: Ujësjellësi, prioritet për zgjidhje – Qeveria do ndajë fonde për projektin
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Mexhiti, Azizi dhe Zekolli në Pallçisht: Ujësjellësi, prioritet për zgjidhje – Qeveria do ndajë fonde për projektin
Maqedoni

Mexhiti, Azizi dhe Zekolli në Pallçisht: Ujësjellësi, prioritet për zgjidhje – Qeveria do ndajë fonde për projektin

admin
Last updated: 07/05/2025 22:04
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 7 maj – Zëvendës kryeministri i parë Izet Mexhiti me zëvendësministren e Transportit dhe Lidhjeve, Kaltrina Zekolli dhe deputetin e zonës Adnan Azizi, kanë zhvilluar një vizitë pune në fshatin Pallçisht.

Në fokus të vizitës ishte shqyrtimi nga afër i problemit shumëvjeçar me rrjetin e ujësjellësit – një çështje që, sipas Azizit, përbën shqetësimin kryesor të banorëve të këtij fshati të Komunës së Bogovinës.

“U garantuam se pas finalizimit të projektit, do të ndahen fonde nga qeveria dhe me ka krejt do të angazhohemi për ta çuar deri në fund realizimin e projektit”, shkroi Azizi në një postim në rrjetet sociale.

Ai shtoi se VLEN mbetet e përkushtuar për të qenë afër qytetarëve dhe për të adresuar nevojat reale të tyre, duke theksuar se zgjidhja e problemit të ujësjellësit në Pallçisht është tashmë një përparësi në agjendën qeveritare.

Bashkëbisedim me banorët e Pallçishtes për problemin e ujit të pijshëm. Së bashku me Zëvendëskryeministrin e Parë, z. Izet Mexhiti dhe deputetin e zonës z.Adnan Azizi, zhvilluam një bashkëbisedim me banorët e fshatit Pallçishte në Komunën e Bogovinës, ku ndër çështjet kryesore u theksua problemi i kahershëm i furnizimit me ujë të pijshëm. Duke e konsideruar këtë çështje me prioritet, është caktuar një takim me përfaqësuesit e bashkësisë lokale në fund të kësaj jave, me qëllim që të shqyrtojmë mundësitë për një zgjidhje të qëndrueshme. Qeveria fuqizon komunat përmes dy thirrjeve të dedikuara deri tani për projekte, duke u krijuar atyre mundësi konkrete për të adresuar nevojat e banorëve në terren. Mbështetja për nevojat bazë të qytetarëve mbetet në qendër të angazhimit tonë institucional, ka shkruar Zekolli Shaqiri.

Kjo vizitë vjen në një moment kur qeveria e re ka shpallur si prioritet ndërhyrjet infrastrukturore në zonat rurale, ku për shumë kohë është ndier mungesa e investimeve të qëndrueshme.

You Might Also Like

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar

Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti

Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë

Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve

Ministria e Mjedisit: Nuk ka rrjedhje të lindanit në OHIS

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Ligjet që lidhen me reformat, ekspertët: Mos ngecim, pos integrimit, i duhen edhe shoqërisë
Next Article Qoku: Po, e lutëm shumë Taravarin, mezi e shqepëm prej Aliut

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar
Maqedoni TOP LAJM
Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti
Maqedoni TOP LAJM
Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë
Bota Maqedoni TOP LAJM
Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?