By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Mexhiti: Edhe unë pohoj se nuk kemi ligj për gjuhën shqipe, BDI-ja është në panik dhe pa vizion
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Mexhiti: Edhe unë pohoj se nuk kemi ligj për gjuhën shqipe, BDI-ja është në panik dhe pa vizion
Maqedoni

Mexhiti: Edhe unë pohoj se nuk kemi ligj për gjuhën shqipe, BDI-ja është në panik dhe pa vizion

admin
Last updated: 20/11/2024 11:26
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 20 nëntor – Kryeministri i Republikës së Kosovës nuk tha asgjë të veçantë, vetëm tha se në Maqedoninë e Veriut nuk ka ligj për gjuhën shqipe, ka Ligj për gjuhët. Të njëjtën e pohoj edhe unë – se edhe deri më tani nuk ka pasur ligj të posaçëm për gjuhën shqipe, deklaroi zëvendëskryeministri e parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor, Izet Mexhiti.

Duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve, reagimin e BDI-së ndaj deklaratës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, vlerësoi si “histerike”, duke përmendur se partia e Ali Ahmetit ka reaguar kështu edhe në heqjen e balancuesit – veglës për punësim në administratën publike sipas çelësit etnik.

“Jeni histerikë. Që të kuptoni se si reagfojnë BDI-ja në këto gjëra: ministrat e BDI-së në qeverinë e kaluar kanë dhënë një mendim me shkrim për balancuesin dhe të gjithë kanë dhënë mendim negativ se balancuesi ka skaduar, se është mekanizëm i papërshtatshëm dhe të njejtit kur u pezullua nga Gjykata Kushtetutese, nga gjyqtarët e zgjedhur me shumicë e tyre, ata dalin dhe protestojnë pse po shfuqizohet balancuesi. Ndërsa e kanë kërkuar vetë. Pra, njerëzit janë në panik, nuk kanë vizion dhe si të përballen me realitetin e ri se janë në një opozitë të vëshirë”, tha Mexhiti pas hapjes së “Avokatët e popullit dhe Institucionet kombëtare për të drejtat e njeriut dhe mjedisin”.

Në pyetjen se kryeministri Hristijan Mickoski tha se “pothuajse të gjitha vendet anëtare të BE-së i mbështesin amendamentet kushtetuese me efekt të vonuar” dhe kush janë ato vende, zëvendëskryeministri i parë nuk u përgjigj konkretisht, por tha se “janë në krye të prioriteteve të kësaj qeverie të orientuar drejt Evropës”.

“Ne punojmë çdo ditë me partnerët tanë strategjikë dhe jam optimist se do të kemi sukses në këtë drejtim”, tha Mexhiti.

Në lidhje me deklaratën e deputetit Rijad Shaqiri nga koalicioni Vlen “për një ligj për ushtarët e UÇK-së”, zëvendëskryeministri u përgjigj; “detajet për këtë me atë”.

You Might Also Like

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar

Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti

Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë

Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve

Ministria e Mjedisit: Nuk ka rrjedhje të lindanit në OHIS

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Koalicioni VLEN: Sporti shqiptar po përjeton ringjallje të vërtetë
Next Article ShBA: Zgjedhja e Shekerinskës tregon se të gjithë aleatët kanë interes në të ardhmen e Aleancës

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar
Maqedoni TOP LAJM
Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti
Maqedoni TOP LAJM
Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë
Bota Maqedoni TOP LAJM
Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?