By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: MF: Rindërtojmë Klinikën e Mjekësisë Fizikale dhe Rehabilitimit në Shkup, investim prej 92.7 milionë denarësh
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Ekonomi > MF: Rindërtojmë Klinikën e Mjekësisë Fizikale dhe Rehabilitimit në Shkup, investim prej 92.7 milionë denarësh
EkonomiMaqedoni

MF: Rindërtojmë Klinikën e Mjekësisë Fizikale dhe Rehabilitimit në Shkup, investim prej 92.7 milionë denarësh

admin
Last updated: 01/09/2026 11:43
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 1 shtator, argument.mk/ – Fillon rindërtimi i ISHP-së Klinika Universitare e Mjekësisë Fizikale dhe Rehabilitimit – Shkup, investim me vlerë 92.7 milionë denarë pa TVSH, që do të përmirësojë kushtet për pacientët dhe stafin mjekësor dhe do të rrisë dukshëm efikasitetin energjetik të objekteve, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Financave.
“U nënshkrua Marrëveshja e grantit midis Ministrisë së Financave dhe Ministrisë së Shëndetësisë për realizimin e nënprojektit “Rindërtimi i ISHP-së Klinika Universitare e Mjekësisë Fizikale dhe Rehabilitimit – Shkup, me masat e efikasitetit energjetik”, i cili do të realizohet përmes Njësisë Projektuese në

Ministrinë e Financave, me mjete granti të siguruara nga Banka Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim – Banka Botërore, si dhe me grant investimi nga Korniza e Investimeve për Ballkanin Perëndimor (WBIF).
Këto aktivitete janë pjesë e Komponentit 1b të projektit, i cili përfshin rindërtimin me masat e efikasitetit energjetik të objekteve të pushtetit qendror dhe institucioneve publike shëndetësore.

Rindërtimi do të përfshijë tetë ndërtesa të ndërlidhura, me sipërfaqe të përgjithshme ngrohjeje prej 7.247 metrash katrorë.
Me këtë investim, Klinika do të ketë zgjidhje moderne të efikasitetit energjetik, kushte pune më të mira dhe më funksionale për stafin mjekësor dhe kushte më cilësore për qëndrimin, trajtimin dhe mjekimin e pacientëve.

Aktivitetet e parashikuara të ndërtimit përfshijnë instalimin e izolimit termik në fasada dhe strukturat e çatisë, zëvendësimin e zdrukthëtarisë ekzistuese me zdrukthëtari të re me efikasitet energjetik, sanimin e pjesëve të ndërtesave dhe ambienteve sanitare, si dhe zëvendësimin e ndriçimit ekzistues me sisteme moderne LED me efikasitet energjetik.

Si pjesë e rindërtimit, do të modernizohen gjithashtu sistemet e ngrohjes dhe ftohjes duke instaluar pompa nxehtësie me efikasitet të lartë dhe konvektorë ventilatorë. Me këtë do të zëvendësohet sistemi aktual i ngrohjes me mazut, gjë që do të kontribuojë në uljen e konsumit të energjisë, uljen e kostove për funksionimin e institucionit dhe uljen e ndikimit negativ në mjedisin jetësor.

Me realizimin e projektit pritet të përmirësohen dukshëm karakteristikat energjetike të Klinikës në fjalë, si dhe të krijohet mjedis shëndetësor më modern, më funksional dhe me cilësi më të lartë për pacientët dhe stafin mjekësor.

Rindërtimi i ISHP-së Klinika Universitare e Mjekësisë Fizike dhe Rehabilitimit – Shkup, paraqet një tjetër investim të rëndësishëm në modernizimin e infrastrukturës së mbrojtjes shëndetësore publike dhe është pjesë e aktiviteteve më të gjera për ta përmirësuar efikasitetin energjetik të objekteve publike, shfrytëzimin më efikas të mjeteve publike dhe sigurimin e shërbimeve publike me cilësi më të lartë për qytetarët”, thuhet në njoftim.

You Might Also Like

Von der Leyen: Rusia po përpiqet të mbjellë frikë në Evropë, por nuk do t’ia dalë

Kulla: Serbia synon përçarjen fetare të shqiptarëve, askush tjetër nuk ka interes për këtë

Tetë organizata të shoqërisë civile kërkojnë nga Qeveria shkarkimin e drejtorit të Agjencisë për Realizimin e të Drejtave të Bashkësive

Xhabir Doko: Shteti ka probleme serioze jo vetëm në politikën e jashtme, por edhe me ekonominë dhe marrëdhëniet ndëretnike

Nesër pa energji elektrike disa pjesë të Tetovës

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Dhuroi rreth 43 mijë euro, Kim Kardashian ndihmon familjet në kufirin SHBA-Meksikë
Next Article Rritet me 28% fondi për barnat e rimbursueshme në 2027, 400 mijë pacientë përfitues
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Von der Leyen: Rusia po përpiqet të mbjellë frikë në Evropë, por nuk do t’ia dalë
Maqedoni TOP LAJM
Kulla: Serbia synon përçarjen fetare të shqiptarëve, askush tjetër nuk ka interes për këtë
Kosovë Maqedoni
Gojnovci: LDK-ja e ka goditur vetveten politikisht
Kosovë
Tetë organizata të shoqërisë civile kërkojnë nga Qeveria shkarkimin e drejtorit të Agjencisë për Realizimin e të Drejtave të Bashkësive
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?