By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: MF: “Standard dhe purs” pret përshpejtimin e ekonomisë, stabilizimin e borxhit publik dhe përforcimin e konsolidimit fiskal, vendi vlerësohet me rejting kreditor BB- me projeksione stabile
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > MF: “Standard dhe purs” pret përshpejtimin e ekonomisë, stabilizimin e borxhit publik dhe përforcimin e konsolidimit fiskal, vendi vlerësohet me rejting kreditor BB- me projeksione stabile
Maqedoni

MF: “Standard dhe purs” pret përshpejtimin e ekonomisë, stabilizimin e borxhit publik dhe përforcimin e konsolidimit fiskal, vendi vlerësohet me rejting kreditor BB- me projeksione stabile

admin
Last updated: 31/07/2024 18:37
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 31 korrik – Ekonomia e Maqedonisë në vitin 2024 pritet të përshpejtohet në nivel prej 2.5% dhe të arrijë në 3% deri në vitin 2027, borxhi publik duhet të mbetet i moderuar dhe të stabilizohet në 57% të PBB-së deri në vitin 2027, ndërsa deficiti buxhetor për këtë vit është rishikuar në 4.9% dhe pritet që nga viti 2025 të përforcohen përpjekjet për konsolidim fiskal në përputhje me Ligjin e Buxheteve. Kështu thuhet në raportin e fundit të Agjencisë së Vlerësimit Kreditor “Standard & Poor’s”, me të cilin vendi ka ruajtur vlerësimin kreditor BB- me perspektivë stabile.

Standard & Poor’s thekson në raport se vendi shënoi normë rritjeje prej 1.3% në vitin 2023, duke vazhduar këtë trend të dy viteve të fundit, për shkak të kërkesës së dobët të jashtme dhe investimeve.

Më konkretisht, në raport thuhet se “në tremujorin e parë të vitit 2024, ekonomia shënoi rritje prej 1.3% në nivel vjetor, që nxitet në mënyrë dominuese kryesisht nga investimet, veçanërisht projektet e infrastrukturës publike”, ku sipas Agjencisë, do të vazhdojnë të jenë nxitësit e rritjes ekonomike në periudhën e ardhshme.

Risqet që mund të ndikojnë mbi rritjen lidhen me mjedisin e pasigurt ekonomik në BE dhe potencialin për rritje të çmimeve të mallrave të nxitura nga tensionet gjeopolitike globale. Megjithatë, Agjencia pret që rritja të rimëkëmbet dhe të arrijë në 3% deri në vitin 2027, e nxitur nga rritja e pritshme e kërkesës së jashtme dhe përforcimi i aktivitetit kreditor.

Pavarësisht rritjes së dobët ekonomike, Standard & Poor’s vëren se ka pasur ulje të theksuar të shkallës së papunësisë, e cila ra në 12.9% në tremujorin e parë të 2024 dhe se ky trend i tillë do të vazhdojë edhe në të ardhmen, duke u përkrahur nga fluksi i investimeve të huaja direkte. Risku që vihet re është niveli i lartë i emigrimit, sektori i konsiderueshëm joformal dhe mungesa e fuqisë punëtore të kualifikuar.

Gjithashtu, në këtë raport theksohet se perspektiva më e dobët për rritjen ekonomike për këtë vit është reflektuar edhe në buxhetin e rishikuar, që fokusohet në rritjen e pensioneve, pagave dhe servisimin e borxhit, si dhe uljen e shpenzimeve të tjera, ndërsa deficiti buxhetor për vitin 2024 u rishikua në nivel prej 4.9%. E rëndësishme, sipas “Standard & Poor’s” është respektimi i Ligjit të Buxheteve dhe konsolidimi i mëtejshëm fiskal. Në periudhën 2024-2027, deficiti mesatar buxhetor është parashikuar në 3.5% të PBB-së.

Sfidat kryesore të cekura në raport janë sektori joformal dhe rritja e kostove për projektet e infrastrukturës.

Aspekt kryesor sipas Standard & Poor’s është vazhdimi i sigurimit të rritjes së fuqishme ekonomike dhe zbatimi i reformave strukturore. Agjencia thekson se si agjendë parësore e Qeverisë janë reformat gjithëpërfshirëse të destinuara në rivitalizimin e institucioneve, luftën kundër korrupsionit dhe respektimin e sundimit të së drejtës. Qëllim krucial është rritja ekonomike, e përcaktuar në masën 5%, e nxitur nga projektet e mëdha të infrastrukturës, tërheqja e investimeve të reja, përforcimi i arkëtimit të tatimeve, rritja e të ardhurave, si dhe rritja e pensioneve dhe pagave.

Vlerësimi kreditor, i përgatitur nga agjencitë e vlerësimit kreditor, tregon shkallën e riskut të investimit dhe është një nga treguesit kryesorë që investitorët potencialë marrin parasysh gjatë vendimmarrjes së tyre.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Vlerësimi kreditor i vendit vlerësohet nga Standard & Poor’s dhe Fitch dy herë në nivel vjetor.

You Might Also Like

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar

Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti

Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë

Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve

Ministria e Mjedisit: Nuk ka rrjedhje të lindanit në OHIS

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article DAP: Tatimpaguesit të paguajnë TVSH-në brenda afatit ligjor, pas vërejtjeve të dhëna do të veprojë konform pagesës së detyruar të borxhit
Next Article Tripunovski – Ageler: SHBA ofron mbështetje me qëllim zhvillimin e bujqësisë së Maqedonisë dhe prodhimin e ushqimit

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar
Maqedoni TOP LAJM
Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti
Maqedoni TOP LAJM
Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë
Bota Maqedoni TOP LAJM
Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?