By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Mickoski do të informojë për marrëveshjen për partneritet strategjik me Mbretërinë e Bashkuar
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Mickoski do të informojë për marrëveshjen për partneritet strategjik me Mbretërinë e Bashkuar
Maqedoni

Mickoski do të informojë për marrëveshjen për partneritet strategjik me Mbretërinë e Bashkuar

admin
Last updated: 17/05/2025 10:58
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 17 maj – Kryeministri Hristijan Mickoski sot në një konferencë për shtyp do të informojë për marrëveshjen e arritur me kryeministrin britanik Kir Starmer për një marrëveshje strategjike partneriteti me Mbretërinë e Bashkuar.

Dy kryeministrat, dje në një takim në Tiranë të zhvilluar në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Evropian, vlerësuan se marrëveshja e partneritetit strategjik do të thotë bashkëpunim edhe më i fortë, marrëdhënie më të forta dhe mundësi për të thelluar marrëdhëniet.

“Kjo është shumë e rëndësishme për ne. Kemi marrëdhënie të forta ndërmjet dy vendeve tona dhe fakti që patëm ta nënshkruajmë këtë marrëveshje ndërqeveritare, besoj se është nga vlera e madhe dhe kjo tregon se ne do të zgjidhim shumë punë midis dy vendeve. Kjo me të vërtetë është një mundësi e shkëlqyer dhe gëzohem në këtë takim dypalësh dhe në marrëveshjen dypalëshe. Mendoj se kemi për të bërë shumë së bashku dhe me këtë vetëm do të përparojmë. Shpresoj se do të mundemi ende më shumë të punojmë së bashku, me vendin tuaj dhe t’i thellojmë marrëdhëniet të cilat i kemi”, tha Starmer në takimin me Mickoskin.

Edhe kryeministri i Maqedonisë Mickoski shprehu kënaqësi dhe falënderim për nënshkrimin e marrëveshjes për partneritet strategjik me Mbretërinë e Bashkuar.

“Me të vërtetë jam i entuziazmuar që do të punojmë së bashku, që dy vendet tona do të mund të punojnë së bashku. Ne jemi aleatë në NATO dhe me këtë marrëveshje ndërqeveritare jam i sigurtë se do të kemi bashkëpunim ende më të madh dypalësh, do t’i përforcojmë lidhjet tona. Me këtë do të përmirësohet dhe do të ndahet përvoja e Mbretërisë së Bashkuar në këtë pjesë të Evropës. Besoj se Ballkani është me të vërtetë një vend frymëzues dhe ju dëshiroj mirëseardhje në rolin tuaj shumë më të fuqishëm në atë pjesë të Evropës”, tha Mickoski në takimin me Starmer, të mbajtur në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Tiranë.

Marrëveshja për partneritet strategjik midis dy vende është rezultat i negociatave intensive disa muajshe midis ekipeve diplomatike dhe të ekspertëve nga të dyja palët.

“Marrëveshja, të cilën e paralajmëron si historike, do të hapë perspektiva të reja për bashkëpunim në fusha të rëndësishme si siguria, ekonomia, investimet, arsimi, transformimi digjital dhe ndryshimet klimatike. Kjo është marrëveshje e cila e pozocionon Maqedoninë në rrethin më të gjerë të interesave të një prej fuqive kryesore botërore. Bëhet fjalë për një përcaktim konkret dhe afatgjatë për përforcimin e lidhjeve dypalëshe me Mbretërinë e Bashkuar”, tha Mickoski.

Marrëveshja e partneritetit strategjik me Mbretërinë e Bashkuar është ngjarje historike për ne, dhe do të mundësojë një cikël investimesh prej pesë miliardë paundë ose rreth gjashtë miliardë

Marrëveshja për partneritet strategjik midis dy vende është rezultat i negociatave intensive disa muajshe midis ekipeve diplomatike dhe të ekspertëve nga të dyja palët. Marrëveshja, të cilën e paralajmëron si historike, do të hapë perspektiva të reja për bashkëpunim në fusha të rëndësishme si siguria, ekonomia, investimet, arsimi, transformimi digjital dhe ndryshimet klimatike. Kjo është marrëveshje e cila e pozocionon Maqedoninë në rrethin më të gjerë të interesave të një prej fuqive kryesore botërore. Bëhet fjalë për një përcaktim konkret dhe afatgjatë për përforcimin e lidhjeve dypalëshe me Mbretërinë e Bashkuar.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Me nënshkrimin e marrëveshjes, Maqedonia do të ketë qasje në ekspertizën britanike, mbështetjen financiare për reforma dhe mundësi për investimet britanike në sektorin strategjik si energjetika, infrastruktura dhe inovacionet. Plotësisht, bashkëpunimi do të përfshijë edhe dialog të fortë politik, si dhe koordinim në kuadër të institucioneve ndërkombëtare dhe sfidat globale të sigurisë.

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Rama dhe Macron nëshkruajnë memorandum për projektin e turizmit në Korçë
Next Article Në vjeshtë punime për ndërtimin e pjesës së parë të projektit të Trenit të Qytetit

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?