Shkup, 3 prill – Kryeministri Hristian Mickoski në përgjigje të pyetjes së deputetëve nga lideri dhe deputeti i Së Majtës, Dimitar Apasiev, ka shprehur dyshim për vepër penale gjatë blerjes së hapësirës afariste me çmim të ulët në qendër të Shkupit përmes Bankës investuese universale. Apasiev, në mbledhjen e sotme për pyetje të deputetëve opozitarë i parashtroi pyetje kryeministrit Mickoski, për, siç tha, raportine tij dhe selektivitetin e hetimit për tragjedinë në Koçan, dhe shprehi dyshim nga rreziku për akuza joadekuate.
“Partia politike E Majta ka blerë pronë afariste prej 409 metra katrorë në rrugën e avokatëve për 295.000 euro me TVSH apo 721 euro në qendër të Shkupit. Do t’ju tregoj se çfarë vepre penale është kjo. Qyteti i Shkupit ju ka llogaritur çmim për metër katror prej 1.150 eurove, kështu që kanë paguar tatim në vlerë prej 739.285 denarëve. Do të shohim nëse dhe kur do të merren organet”, tha Mickoski.
Mickoski në përgjigje të pyetjes nga Apasiev theksoi se kur bëhet fjalë për vepra penale, shpreson se organet do të kenë mundësi të hetojnë thellësisht se çka paraqet vepër penale.
“Atë që unë mund t’ua them është se me kriminelët nuk ka lojë, përfshirë edhe me ata të cilët janë kriminelë potencial. pa dallim se nga cila parti politike vijnë, nëse janë nga LSDM, nsëe janë nga BDI, E Majta apo nga VMRO-DPMNE”, tha Mickoski.
Apasiev tha se është i pakënaqur nga përgjigja, ndërkaq atë që e bën Mickoski e cilëson si “retorikë e cila quhet sindromi i dhisë” apo “diarre verbale”, se ka folur për gjithçka, vetëm për atë që e ka pyetur, jo. Apasiev, në replikë përmendi se nuk ka marrë prëgjigje në pyetjen e parashtruar. Ai konfirmoi se partia e majta ka blerë hapësirë bodrumi dhe se kjo është arsyeja për çmimin e ulët.
Gjatë debatit u paraqitën edhe qëndrime për prokurorët në hetim, me ç’rast Mickoski, duke aluduar në Gavrill Bubevskin tha se për herë të parë e ka takuar në tragjedinë në Koçan, ndërsa ndaj çka Apasiev lexoi, siç tha, “rekomandim i dhënë në vitin 2009 nga VMRO-DPMNE KK pehçevë, ku janë nënshkruar 8 anëtarë të Partisë nga komiteti në Pehçevë, për punësim të Bubevskit si prokuror publik në Shkup.