By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Mickoski: Është vënë në përdorim rruga eksprese Farish- Drenovë, me vlerë prej gati 45 milionë euro
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Mickoski: Është vënë në përdorim rruga eksprese Farish- Drenovë, me vlerë prej gati 45 milionë euro
MaqedoniTOP LAJM

Mickoski: Është vënë në përdorim rruga eksprese Farish- Drenovë, me vlerë prej gati 45 milionë euro

admin
Last updated: 30/06/2025 13:33
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 30 qershor –  Sot e vëmë në përdorim rrugën eksprese Farish – Drenovë, në gjatësi prej 10.2 kilometra, me vlerë prej gati 45 milionë euro – projekt që është investim i drejtpërdrejtë në zhvillimin, sigurinë dhe të ardhmen e këtij rajoni, të shtetit, të çdo qytetari. Kjo rrugë është me rëndësi jetike për Kavadarin, për Prilepin, për Manastirin, për Resnjën dhe për të gjitha komunat e Pellagonisë.

Këto para, ashtu si në të kaluarën dhe sipas parimeve që kemi parë deri më tani, nuk përfunduan në xhepat e dikujt, nuk u zhdukën nëpër provizione, tenderë dhe marrëveshje fiktive. Por janë këtu, para jush. Në asfalt. Në këtë segment. Në vepra reale, të prekshme.

Erdhi koha kur shteti nuk është bankomat për të fuqishmit, por motor i zhvillimit.

Erdhi koha kur projektet nuk reklamohen në letër, por ndërtohen në terren.

Erdhi koha kur paratë e qytetarëve – kthehen sërish tek qytetarët, përmes projekteve, rrugëve, shkollave, fabrikave.

Të nderuar,

Sot Maqedonia po ndërtohet – hap pas hapi, segment pas segmenti, projekt pas projekti.

Me punë të ndershme, politikë të përgjegjshme dhe partneritete ndërkombëtare – e ndryshojmë shtetin nga themeli.

Kjo rrugë, Farish – Drenovë, nuk është vetëm një rrugë e zakonshme por është edhe një mesazh. Mesazh se mundemi ndryshe. Mesazh se nëse ka vullnet – gjithçka është e mundur. Dhe dëshmi se Maqedonia nuk do të mbetet përgjithmonë në ngecje, siç ishte shtatë viteve të fundit, por do të ecë fuqishëm drejt përparimit.
Qytetarët kanë pritshmëri. Dhe ne nuk do t’i zhgënjejmë ato pritshmëri.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Kur themi “Po i ndërtojmë themelet e ndryshimeve”, këto nuk janë vetëm fjalë boshe.

Janë pikërisht projekte si ky, rrugë si kjo.

Janë shkollat që po i rinovojmë. Spitalet që po i rikonstruktojmë.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Është ekonomia e re, industria e re, vendet e reja të punës që po hapen.

Dhe është koha e re – kohë përgjegjësie, kohë kur do të ndërtojmë, në vend të parimit si deri më tani kur vidhnin.

Po vjen koha e Maqedonisë.

Kohë e një qeverie të ndershme, me vizion të qartë dhe me rezultate të dukshme dhe të matshme.

Qoftë me fat segmenti Farish – Drenovë.

Le t’u shërbejë të gjithëve, për vite e dekada.

Dhe Zoti e bekoftë Maqedoninë!

You Might Also Like

Në Kuvend u nda Çmimi shtetëror “23 Tetori” për vitin 2025

Ali Ahmeti thërret mbledhjen e 24-të të Kryesisë Qendrore të BDI-së

Mexhiti: Nëse ka pajtim të plotë brenda VLEN-it, unë e pranoj ta udhëheq partinë

Eurointegrimi i vendit, Kallas: Dritarja për zgjerim, e hapur gjerësisht

Zanatet e vjetra në Tetovë, po shkojnë drejt zhdukjes

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Presidentja Osmani do t’i ftojë në takim liderët e partive në ditët vijuese
Next Article Zjarr në Jegunovcë, digjet një arë e mbjellë me grurë, zjarri i kaplon një garazh dhe një veturë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Kuvend u nda Çmimi shtetëror “23 Tetori” për vitin 2025
Maqedoni
Ali Ahmeti thërret mbledhjen e 24-të të Kryesisë Qendrore të BDI-së
Maqedoni
Mexhiti: Nëse ka pajtim të plotë brenda VLEN-it, unë e pranoj ta udhëheq partinë
Maqedoni TOP LAJM
Eurointegrimi i vendit, Kallas: Dritarja për zgjerim, e hapur gjerësisht
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?