By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Mickoski: Jam i sigurt se do të formojmë qeveri në afat sa më të shkurtër të mundshëm dhe procesi do të jetë transparent
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Mickoski: Jam i sigurt se do të formojmë qeveri në afat sa më të shkurtër të mundshëm dhe procesi do të jetë transparent
Maqedoni

Mickoski: Jam i sigurt se do të formojmë qeveri në afat sa më të shkurtër të mundshëm dhe procesi do të jetë transparent

admin
Last updated: 09/05/2024 07:58
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 9 maj 2024 (MIA) – Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, deklaroi se së shpejti do të fillojnë negociatat me partitë opozitare për koalicionim dhe tha se është i bindur se do të formojnë Qeveri në një kohë sa më të shkurtër dhe se procesi do të jetë transparent.

Pas rezultateve të para jozyrtare nga 3.270 vendvotime, koalicioni i udhëhequr nga VMRO-DPMNE ka fituar 59 mandate. Mickoski deklaroi se rezultatet e punës së tyre do të ndihen që në 100 ditët e para të formimit të qeverisë.

“Jemi në një fazë të avancuar të bisedimeve për një pako të fortë investimi që do të ndihmojë ekonominë. Këtë nuk desha ta shpall para fushatës për të mos u politizuar e njëjta, por prisni që në 100 ditët e para shumë lajme të mira për qytetarët dhe ekonominë e Maqedonisë”, shtoi ai.

Në konferencën e sontme për media në selinë e partisë, Mickoski theksoi se sonte janë mposhtur “krimi, korrupsioni dhe paaftësia”.

“Janë mposhtur edhe tradhtitë, përçarjet, ata qindra njerëz nga BDI dhe LSDM që mendonin se janë zotër të jetëve tona. Ata sot kanë dhembje koke, ka pse. Do të përgjigjen deri te i fundi. Secili që ka kryer krim dhe ka kryer korrupsion duhet të mbajë përgjegjësi që do të bazohet në drejtësi dhe ligje”, tha Mickoski duke shtuar se është triumfuar ndaj bojkotit të BDI-së.

Sipas tij, populli tregoi se nuk do të lejojë që individët të krijojnë kriza dhe të mbrohen përmes institucioneve.

“Populli iu dha leksionin më të rëndësishëm dhe e shpëtoi vendin e tij. Kjo gjeneratë ka mundësinë unike për të krijuar një kapitull të ri në të cilin Maqedonia do të jetë krenare dhe Maqedonia do të jetë e juaja dhe do të ketë një të ardhme që do të bazohet në vlera dhe shpresë. Do ta kthejmë shpresën dhe sonte kemi arsye për të festuar”, tha ai.

Lidhur me fitoren jozyrtare të kandidates së tyre për presidente të vendit, Gordana Siljanovska Davkova, Mickoski tha se beson se ajo do ta kthejë dinjitetin e Maqedonisë.

“Kjo është një fitore e dyfishtë. Koalicioni ‘Maqedonia jote’ dhe VMRO-DPMNE qëndruan dhe fituan president, ajo është profesoresha Gordana Siljanovska Davkova. Qëllimi i saj do të jetë të rikthejë dinjitetin dhe ta bëjë Maqedoninë sërish krenare. Unë besoj në këtë. E njoh atë dhe jam i sigurt se Maqedonia do të jetë sërish krenare së bashku me Gordana Siljanovska Davkovën si presidente. Unë besoj në kapacitetet e saj dhe e di se me vyrtyt dhe vendosmëri do t’i shërbejë popullit dhe atdheut”, tha ai.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Kandidatja e VMRO-DPMNE-së, Gordana Siljanovska Davkova është fituese në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale. Pas numërimit të 95 për qind të votave, Siljanovska Davkova fitoi 524.658 vota (65,04%), ndërsa kundërshtari i saj Stevo Pendarovski nga LSDM 236.222 (29,29%).

Nga votat e numëruara në 3.270 vendvotime, koalicioni i udhëhequr nga VMRO-DPMNE fitoi 59 mandate në përbërjen e re të Kuvendit. Pas tij qëndron koalicioni i udhëhequr nga LSDM me vetëm 19 mandate, ndërsa koalicioni “Fronti evropian” i udhëhequr nga BDI ka 18 mandate parlamentare, koalicioni VLEN 13, “E Majta” gjashtë dhe partia ZNAM pesë mandate parlamentare, kumtoi sonte Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve.

You Might Also Like

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar

Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti

Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë

Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve

Ministria e Mjedisit: Nuk ka rrjedhje të lindanit në OHIS

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article KSHZ me rezultate fillestare nga zgjedhjet parlamentare: Koalicioni i kryesuar nga VMRO-DPMNE ka fituar 59 mandate të deputetëve
Next Article Bytyqi jep dorëheqje nga posti i nënkryetarit të LSDM-së

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar
Maqedoni TOP LAJM
Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti
Maqedoni TOP LAJM
Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë
Bota Maqedoni TOP LAJM
Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?