By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Mickoski: Korrupsioni ishte rregull, ne po e luftojmë fuqishëm
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Mickoski: Korrupsioni ishte rregull, ne po e luftojmë fuqishëm
Maqedoni

Mickoski: Korrupsioni ishte rregull, ne po e luftojmë fuqishëm

admin
Last updated: 15/07/2025 18:58
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 15 korrik – Komiteti Kombëtar për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Luftimin e Terrorizmit – ka zhvilluar seancën e rradhës në të cilën veç ministrave ka marrë pjesë edhe kryeministri Hristian Mickoski. Në fjalimin e tij, kryeministri Mickoski mes tjerash tha se Ekstremizmi dhe terrorizmi i dhunshëm nuk janë vetëm kërcënime për sigurinë – ato janë tregues të dobësive më të thella në sistem. Dhe për këtë arsye, lufta kundër tyre nuk mund të izolohet, por duhet të zhvillohet paralelisht me forcimin e institucioneve, sundimin e ligjit dhe besimin publik.

Sipas Mickoskit, puna e këtij Komiteti është me rëndësi të veçantë për stabilitetin, sigurinë dhe qëndrueshmërinë e shtetit. Duke folur për temën në fjalë, kryeministri foli edhe për korrupsionin dhe dështimin institucional.

HRISTIAN MICKOSKI – KRYEMINISTËR

Ekstremizmi dhe terrorizmi i dhunshëm nuk janë vetëm kërcënime për sigurinë – ato janë tregues të dobësive më të thella në sistem. Dhe për këtë arsye, lufta kundër tyre nuk mund të izolohet, por duhet të zhvillohet paralelisht me forcimin e institucioneve, sundimin e ligjit dhe besimin publik. Gjithashtu, me këtë rast, më lejoni të trajtoj një temë të afërt, por shumë të rëndësishme. Kjo është lufta kundër korrupsionit. Kur morëm përgjegjësinë e udhëheqjes së vendit, gjetëm institucione të ngatërruara në një rrjet abuzimi, klientelizmi dhe korrupsioni sistemik.

Sipas tij korrupsioni nuk ishte një fenomen por ishte kthyer në rregull, ndaj siç tha kryeministri ishte një nga betejat e para dhe më vendimtare.

HRISTIAN MICKOSKI – KRYEMINISTËR

Në atë luftë, kemi konfirmimin e parë të madh nga bashkësia ndërkombëtare. Pas viteve të tëra errësire institucionale, raporti i GRECO-s, i cili u publikua dje, është një sinjal se Maqedonia po ecën përpara, drejt një sistemi që funksionon. GRECO konfirmoi se Maqedonia po lë pas epokën e drejtësisë selektive dhe pandëshkueshmërisë politike. Duke mbyllur procedurat e harmonizimit, Grupi i Shteteve kundër Korrupsionit i Këshillit të Evropës ka dërguar një mesazh të qartë: se ka rezultate të dukshme.

Ndryshe, Komiteti Kombëtar për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Luftimin e Terrorizmit është themeluar në fund të janarit 2025 dhe si koordinator i të njëjtës është emruar ish deputeti i PLD-së, Pavle Trajanov, partia e të cilit aktualisht është në koalicion me VMRO-DPMNE-në.//Shenja

You Might Also Like

Në Kuvend u nda Çmimi shtetëror “23 Tetori” për vitin 2025

Ali Ahmeti thërret mbledhjen e 24-të të Kryesisë Qendrore të BDI-së

Mexhiti: Nëse ka pajtim të plotë brenda VLEN-it, unë e pranoj ta udhëheq partinë

Eurointegrimi i vendit, Kallas: Dritarja për zgjerim, e hapur gjerësisht

Zanatet e vjetra në Tetovë, po shkojnë drejt zhdukjes

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Dhuna në Siri: Trupat qeveritare hyjnë në Suweida
Next Article U përplas për vdekje nga një makinë, shuhet në moshën 114 vjeçare vrapuesi më i vjetër i maratonës në histori

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Kuvend u nda Çmimi shtetëror “23 Tetori” për vitin 2025
Maqedoni
Ali Ahmeti thërret mbledhjen e 24-të të Kryesisë Qendrore të BDI-së
Maqedoni
Mexhiti: Nëse ka pajtim të plotë brenda VLEN-it, unë e pranoj ta udhëheq partinë
Maqedoni TOP LAJM
Eurointegrimi i vendit, Kallas: Dritarja për zgjerim, e hapur gjerësisht
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?