By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Mickoski në bisedime për koalicionin qeveritar / Milloshoski: Stabiliteti nuk rrezikohet
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Mickoski në bisedime për koalicionin qeveritar / Milloshoski: Stabiliteti nuk rrezikohet
MaqedoniTOP LAJM

Mickoski në bisedime për koalicionin qeveritar / Milloshoski: Stabiliteti nuk rrezikohet

admin
Last updated: 18/04/2025 13:36
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 18 prill – Kryeministri Hristijan Mickoski do të bisedojë me partnerët e koalicionit pas ndarjes së partnerëve të VLEN-it. Deputeti i VMRO-DPMNE-së Antonio Milloshoski në intervistën për Alsat theksoi që nuk janë të gëzuar që ka turbulenca në koalicionin VLEN, pasi që kompakti politik ishte një adut i fuqishëm që të fitohet bashkë besimi i votuesve përballë LSDM-së dhe BDI-së.

“Atë që e kam marr si brifing është se kryetari i Qeverisë i cili është edhe mandatar i këtij koalicioni qeveritar sigurisht se pas kthimit do të ketë biseda me çdo partner koalicioni, përfshirë edhe partitë që janë në koalicionin VLEN dhe gjithashtu me ministrin e Shëndetësisë. Tani të shohim se çfarë mundemi ne si parti më e madhe politike të ndihmojmë në menaxhimin e procesit, të mbrohet kompakti i shumicës parlamentare, por në çdo rast stabiliteti i qeverisë nuk është i rrezikuar”, deklaroi Antonio Milloshoski, deputet i VMRO-DPMNE.

Edhe partnerin tjetër qeveritar, respektivisht Lëvizjen ZNAM, trazirat në VLEN nuk janë kërcënuese për stabilitetin qeverisë. Megjithatë, ata kanë porosi që çdokush që bashkëpunon me BDI-në nuk duhet të jetë pjesë e qeverisë.

“Çdokush që bashkëpunon mbrapa dyerve të hapura ose të mbyllura me BDI-në e pareformuar për Lëvizjen ZNAM është e papranueshme të jetë pjesë e partnertitetit në të cilën merr pjesë ZNAM”, thonë nga Lëvizja ZNAM.

Gjatë ditës së djeshme kreu i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami paralajmëroi rishqyrtim të marrëveshjes së koalicionin VLEN me partnerët qeveritar, pas largimit të Taravarit. Kasami beson se kjo nuk nënkupton krizë politike dhe zgjedhje të parakohshme duke qenë se numrat garantojnë një qeveri stabile.

“Sigurisht që në rrethanat e reja të krijuara ne do të kërkojmë nga kryeministri që të shqyrtojmë marrëveshjen si koalicion. Pjesa tjetër mbetet të diskutohet se si do të vazhdojë më tutje formati I qeverisë. Por ne sigurisht si VLEN do të kërkojmë të ulemi dhe të bisedojmë edhe një herë për pozitat në qeveri. Ka individë dhe subjekte politike nga opozita të cilët janë të gatshëm të jenë pjesë e shumicës parlamentare”, deklaroi Bilall Kasami, kryetar i Lëvizjes BESA.

Nga ana tjetër, Arben Taravari në disa dalje publike ka theksuar se do të vazhdojë të qëndrojë në qeveri, derisa nuk kërkohet largimi i tij nga kryeministri Hristijan Mickoski.

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Arrestohet për sulm fizik ndaj bashkëshortes një 46 vjeçar në Tetovë
Next Article Editorial / A do ta marrin shqiptarët hisen e tyre në diplomaci!

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?