By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Mickoski në Kosovë: Kemi marrëdhënie të shkëlqyera, bashkëpunimi ekonomik këtë vit do të jetë mbi gjysmë miliardë euro
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Mickoski në Kosovë: Kemi marrëdhënie të shkëlqyera, bashkëpunimi ekonomik këtë vit do të jetë mbi gjysmë miliardë euro
Maqedoni

Mickoski në Kosovë: Kemi marrëdhënie të shkëlqyera, bashkëpunimi ekonomik këtë vit do të jetë mbi gjysmë miliardë euro

admin
Last updated: 18/11/2024 12:20
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 18 nëntor – Qeveria e Kosovës dhe ajo e Maqedonisë së Veriut sot kanë mbajtur mbledhje të përbashkët në Prishtinë, në të cilën pritet të nënshkruhen disa marrëveshje bashkëpunimi. Në mbledhjen e përbashkët fjalime kanë mbajtur kryeministrat Albin Kurti dhe Hristijan Mickoski. Ky i fundit e falënderoi Kurtin për mikpritjen, ndërsa e theksoi edhe bashkëpunimin e mirë në mes dy shteteve.

Mickoski tha se të dy shtetet kanë sfida të përbashkëte, duke shtuar se nëse punojnë bashkë do t’i tejkalojnë më lehtë.

“As ne as ju nuk i kemi të gjitha gjërat që na duhen. Ndonjëherë ju keni diçka që na duhet neve dhe e kundërta, ndërsa duhet të ndihmojmë njëri-tjetrin. Mendoj se është vlerë e shtuar që vendet tona janë të lidhur edhe familjarisht dhe kjo të jetë urë për bashkëpunimin në të ardhmen”.

“Gjatë takimit dypalësh me mikun tim përcaktuam një qëllim që bashkëpunimi ekonomik të jetë mbi gjysmë miliardë euro, ndërsa në vitet në vijim të jetë edhe më i madh pasi kjo do të sjell përfitime për të dy shtetet. Jam i lumtur që gjatë Procesit të Berlinit firmosëm për treg të përbashkët, nëse jemi bashkë do të përfitojmë më shumë edhe ne edhe ju si shtete. Konsideroj se duke punuar bashkërisht, do të arrijmë suksese edhe më të mëdha”, tha mes tjerash Mickoski.

Ai gjithashtu njoftoi se sot do të nënshkruhen marrëveshje në fushën e energjetikës, në sferën e kalimeve kufitare dhe të arsimit.

“Sot do të nënshkruajmë marrëveshje në pjesën e energjetikës, në të cilën presim lidhje me gaz dhe të energjetikës në mes dy vendeve. Ndërsa në pjesën e kalimeve ndërkufitare, pres që brenda pak ditëve të kemi një pikë kufitare, pra qytetarët tanë të ndalen në njërin kufij dhe kjo të lehtësojë lëvizjen e qytetarëve tanë”, tha Mickoski.

Ndërsa kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në fjalimin e tij tha se Maqedonia e Veriut dhe Kosova nuk kanë asnjë mosmarrëveshje.

“Republika e Kosovës dhe Republika e Maqedonisë së Veriut nuk kanë mosmarrëveshje, kemi komunikim të hapur dhe bashkëpunim të gjerë. Jemi fqinj, miq dhe partnerë të lidhur jo vetëm përmes tregtisë por edhe përmes lidhjeve mes familjeve dhe bizneseve tona që po forcohen përherë e më shumë”, tha Kurti.

You Might Also Like

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar

Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti

Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë

Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve

Ministria e Mjedisit: Nuk ka rrjedhje të lindanit në OHIS

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Kurtit i reagon homologu rumun: Mos e përziej politikën me sport, kot e kthen fajtorin në viktimë
Next Article Kurti: Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, vlerë e shtuar për partneritetin mes vendeve tona

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar
Maqedoni TOP LAJM
Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti
Maqedoni TOP LAJM
Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë
Bota Maqedoni TOP LAJM
Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?