By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Mickoski nga Uashingtoni: Maqedonia është aleate e besueshme e SHBA-së, bëmë shumë lëshime, Evropa duhet të jetë parimore në vend se me dy standarde
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Mickoski nga Uashingtoni: Maqedonia është aleate e besueshme e SHBA-së, bëmë shumë lëshime, Evropa duhet të jetë parimore në vend se me dy standarde
Maqedoni

Mickoski nga Uashingtoni: Maqedonia është aleate e besueshme e SHBA-së, bëmë shumë lëshime, Evropa duhet të jetë parimore në vend se me dy standarde

admin
Last updated: 22/02/2025 12:14
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 22 shkurt – Kryeministri Hristian Mickoski dje foli në konferencën “CPAC” në Uashington, me ç’rast e shfrytëzoi rastin ta njoftojë publikun amerikan me monumentet historike dhe kulturore të Maqedonisë, informojnë nga Qeveria.

“Qytetarët e Maqedonisë janë tradicional, i duan familjet e veta, ndoshta jemi pak, por komuniteti maqedonas në SHBA është pjesë shumë e rëndësishme e shoqërisë amerikane. E di se e mbështetën presidentin Tramp gjatë zgjehdjeve, ata janë konservatorë dhe e di se do të vazhdojnë ta mbështesin presidentin tramp. Dhe atë që do të shtoja, ndërkaq është me rëndësi, është se edhe ne u zgjodhëm si pushtet i ri me shumicë të madhe para tetë muajve”, tha kryeministri Mickoski duke e sqaruar shoqërinë e Maqedonisë si multietnike me dy të tretat maqedonas, ndërsa një e treta, siç u shpeh ai, janë shqiptarë, vllehë, serbë, turq dhe të tjerë.

Ne, shtoi ai, kemi diasporë të madhe në botë, pothuajse të njejtë me numrin që jeton në atdhe.

Duke e përshkruar maqedoninë si zemrën e Ballkanit dhe portën juglindore të Evropës, Mickoski theksoi se si e tillë para një periudhe të caktuar ishte aktuale në rrugën e emigrantëve drejt Evropës.

“Ne ishim në ‘front’ dhe luftuam kundër emigracionit ilegal, duke e mbrojtur Evropën nga emigrantët ilegal”, tha Mickoski dhe theksoi se mu ajo sot është fokusi edhe i administratës së presidentit amerikan, Donalld Tramp.

Kryeministri Mickoski foli edhe për partneritetin strategjik të SHBA-së dhe Maqedonisë, pasi që u cek se vendi ynë është një prej vendeve me kontributin më të madh në NATO për kokë banori.

“Ndajmë mbi 2 për qind, jemi të përkushtuar dhe i mbështesim politikat e presidentit Tramp dhe konsiderpjmë se 2 për qind duhet të jetë kufiri i poshtëm, dhe jo i lartë”, theksoi kryeminsitri Mickoski në tubimin e konservatorëve amerikanë në Uashington.

Publiku me duartrokitje e shpërbleu vërejtjen e moderatores së intervistës kur vërejti se mu kryeministri Mickoski ishte i vetmi në Konferencën e Munihut që e duartrokiti fjalimin e nënpresidentit Vens.

Kryeministri i Maqedonisë potencoi se mu prej fillimit të pavarësisë sonë nga ish-Federata jugosllave ne kemi dy qëllime strategjike.

“Së pari të bëhemi anëtare e barabartë e NATO-s dhe e dyta, të bëhemi anëtare e barabartë e BE-së. Ne u bëmë anëtare e NATO-s, por para kësaj e ndërruam emrin, e ndërruam valutën tonë, e ndërruam Kushtetutën tonë, e ndërruam emrin tonë, sepse dikush nga fqinjët tanë u bë anëtare e NATO-s para nesh dhe e keqpërdori veton për t’i përmbushur kërkesat bilaterale. Nëse kjo nuk është përzierje në punë të brendshme, atëherë çfarë është?”, pyeti Mickoski duke potencuar se standardet e dyfishta vazhdojnë edhe sot.

Ne, tha ai, nuk kemi mundësi të bëhemi anëtare e BE-së, sepse sërish kemi presion ta ndryshojmë Kushtetutën tonë.

“Nëse Kushtetuta nuk është çështje e brendshme e një vendi sovran, atëherë pyes veten çka është? Athua a është e drejtë kjo? Nëse dikush e kritikon fjalimin, i cili sipas mendimit tim modest ishte mjaft inspirues, duhet t’ia drejtojë gishtin vetes dhe të shohë se çfarë bën. Vlerat evropiane nuk janë bilateralizim i procesit të inkuarimit drejt Unionit”, përfundoi kryeministri Hristian Mickoski në intervistën gjatë tubimit mët ë madh vjetor të konservatorëve amerikanë në Uashington.

You Might Also Like

Ferati-Columbia: Rinia dhe reformat drejt BE-së në fokus të takimit

SHGM kërkon veprim urgjent për shkak të kërcënimeve direkte për jetë ndaj Erol Rizaovit

Ridorëzohet kërkesa e dytë në Ministrinë e Drejtësisë: Provimet profesionale të jepen edhe në gjuhën shqipe

QMK: Rrezik i lartë nga zjarret në gjithë vendin

MF: 41 projekte të reja prioritare për investime publike

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article DAP: Afati i fundit për paraqitjet TVSH-04 është 25 shkurti, deri dje janë parashtruar vetëm 25 për qind e numrit të përgjithshëm
Next Article Komunikacioni në rrugë po zhvillohet në kushte dimërore, pa ndërprerje dhe nëpër rrugë kryesisht të thata

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ferati-Columbia: Rinia dhe reformat drejt BE-së në fokus të takimit
Maqedoni TOP LAJM
Zelenskyt “i rrëshqet kurora nga koka”, del i katërti në listën e figurave më të besuara në Ukrainë
Bota
SHGM kërkon veprim urgjent për shkak të kërcënimeve direkte për jetë ndaj Erol Rizaovit
Maqedoni
Paris Hilton tërheq vëmendjen në bikini gjatë pushimeve familjare në Itali
Showbizz

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?