By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Mickoski: Qëllimi ynë është ta bëjmë Maqedoninë vend të mundësive ku mundi paguhet, ndërsa investimi ka kuptim
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Mickoski: Qëllimi ynë është ta bëjmë Maqedoninë vend të mundësive ku mundi paguhet, ndërsa investimi ka kuptim
MaqedoniTOP LAJM

Mickoski: Qëllimi ynë është ta bëjmë Maqedoninë vend të mundësive ku mundi paguhet, ndërsa investimi ka kuptim

admin
Last updated: 11/07/2025 13:01
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 11 korrik – Investimi i ri i kompanisë turke “Çagataj Kabllo’ është edhe një themel i besimit ekonomik dhe sinjal i qartë se kur institucionet janë të përkushtuara, suksesi vjen pashmangshëm. Dita e sotme është edhe një konfirmim se po lëvizim para, deklaroi kryeministri Hristian Mickoski sot në vendosjen e gurthemelit të fabrikës së re të kësaj kompanie në Zonën Zhvillimore Teknologjike Industriale në Shkup.

“Këta janë tregues që thonë gjënë më të rëndësishme se vendi është i qëndrueshëm, ekonomia aktive dhe se e ardhmja po ndërtohet sot. Jam i vetëdijshëm se qytetarët po përballen me vështirësi, jam i vetëdijshëm se nevojiten ndryshime të shpejta dhe konkrete dhe pikërisht për këtë arsye çdo ditë me gjithë energjinë që kemi, punojmë që këto ndryshime të ndodhin. Luftojmë për çdo vend të ri pune, për çdo denar më shumë në ekonominë e vendit, për çdo shans që mund të sjellë stabilitet në vend. Nuk presim investime, i kërkojmë, i mbështesim, i meritojmë. Nuk flasim për mundësi, por i hapim ato. Bëjmë thirrje për ndryshime dhe i realizojmë këto ndryshime”, theksoi Mickoski në fjalimin e tij.

Theksoi se ky është vetëm një nga shembujt e shumtë si krijohet rritje ekonomike jo me teori, por me objekte konkrete dhe se një fillim i tillë është i mirë jo vetëm për kompaninë, por edhe për bashkësinë lokale, ekonominë kombëtare dhe për çdo njeri të ri i cili dëshiron të mbetet në shtetin e vet.

“Qëllimi ynë është që ta bëjmë Maqedoninë vend të mundësive, vend në të cilin mundi paguhet, vend në të cilin investimi ka kuptim, vend në të cilin institucionet janë partnerë të biznesit, jo pengesë, por mbështetje”, nënvizoi Mickoski.

Theksoi se rezultatet e arritura tregojnë se Qeveria ka drejtim të qartë ekonomik.

“PBB-ja në tremujorin e parë të këtij viti u rrit me 3,2 përqind, megjithëse shumë vende brenda BE-së janë në recesion, investimet e huaja direkte vitin e kaluar arritën një nivel prej një miliard e 255 milionë eurosh, eksporti në pesë muajt e parë të këtij viti ishte 3,15 për qind më i lartë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ndërsa prodhimi industrial vetëm në maj shënoi rritje prej 9,4 për qind, që do të thotë se në dy muajt e parë të tremujorit të dytë (prill dhe maj) deficiti tregtar u zvogëlua me rreth 80 milionë dollarë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar”, kujtoi Mickoski.

Kompania turke “Çagataj Kabllo” në ZZHTI Shkup vendosi gurthemel për ndërtimin e fabrikës së re me të cilën do të hapen 200 vende të punës me çka numri i përgjithshëm i të punësuarve në këtë kompani në vend do të jetë 500 persona. Investimi i përgjithshëm për fabrikën e re vlerësohet në rreth gjashtë milionë euro.

You Might Also Like

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar

Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti

Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë

Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve

Ministria e Mjedisit: Nuk ka rrjedhje të lindanit në OHIS

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Ish-asistentja personale e Kanyen West e padit sërish reperin për sulm seksual, pretendon se ai i bëri përdhunim oral
Next Article Qeveri: I nderojmë të gjitha viktimat e pafajshme të gjenocidit në Srebrenicë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar
Maqedoni TOP LAJM
Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti
Maqedoni TOP LAJM
Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë
Bota Maqedoni TOP LAJM
Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?