Shkup, 21 maj – Qeveria është e qëndrueshme, e fortë, ka mbështetje prej pothuajse dy të tretash në kuadër të Parlamentit dhe pres që të vazhdojmë me koalicionin VLEN nga vendi ku e la ish-ministri i Shëndetësisë, deklaroi kryeministri Hristijan Mickoski pas vizitës në ISHP Klinika Universitare për Gjinekologji dhe Obstetrikë, Shkup.
I pyetur se cilët zyrtarë nga Aleanca do të mbeten në partinë VLEN, Mickoski tha se këto janë tema strategjike për të cilat do të diskutohet shtesë.
“Meqenëse zgjedhjet lokale po afrohen, është e nevojshme ta shohim të gjithë kontekstin më gjerësisht, nuk është e thjeshtë. Por ajo që është e rëndësishme është që Qeveria të jetë e qëndrueshme, e fortë, ka mbështetje prej gati dy të tretash në kuadër të Parlamentit dhe pres që ne të vazhdojmë me koalicionin VLEN aty ku, do të thoja, e la ish-ministri i Shëndetësisë, i cili për fat të keq e ndryshoi retorikën e tij në ditët e fundit dhe tani është në krahët e atyre që e kanë kriminalizuar shoqërinë për më shumë se dy dekada, por ky është vendimi i tij”, tha Mickoski.
Lidhur me takimin e Taravarit në Tiranë me Edi Ramën, Mickoski tha se ata e dinin që dje që ai takim do të zhvillohej.
“Unë supozoj se një nga temat që po diskutohen janë zhvillimet në rajon dhe bashkëpunimi më i ngushtë midis dy vendeve. Kështu do ta komentoja unë”, deklaroi Mickoski.
