By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Mickoski zbulon: Avionët ushtarakë amerikanë përdorin çdo ditë aeroportet e RMV-së në rrugën drejt Gjirit Persik
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Mickoski zbulon: Avionët ushtarakë amerikanë përdorin çdo ditë aeroportet e RMV-së në rrugën drejt Gjirit Persik
Maqedoni

Mickoski zbulon: Avionët ushtarakë amerikanë përdorin çdo ditë aeroportet e RMV-së në rrugën drejt Gjirit Persik

admin
Last updated: 26/08/2026 13:41
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 26 gusht, argument.mk/ – Avionët ushtarakë amerikanë të angazhuar në operacionet e lidhura me luftën me Iranin çdo ditë ulen dhe ngrihen nga aeroportet e Maqerdonisë, ndërsa një pjesë e tyre qëndrojnë këtu para se të nisen përsëri drejt Gjirit Persik.

Këtë e zbulon kryeministri Hristijan Mickoski në një intervistë për „Breitbart News“ të SHBA-së, pjesa e parë e së cilës u publikua pardje. Bëhet fjalë për pjesën e intervistës në të cilën kryeministri flet për mbështetjen konkrete që Maqedonia e Veriut u ofron Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

„Breitbart“ e vendos përdorimin e aeroporteve maqedonase drejtpërdrejt në kontekstin e luftës me Iranin, duke theksuar se Forcat Ajrore të SHBA-së i përdorin ato si lokacion strategjik pranë Lindjes së Mesme.

„Forcat Ajrore amerikane i përdorin aeroportet tona, kështu që çdo ditë avionët e Forcave Ajrore amerikane ulen dhe ngrihen nga aeroportet tona. Disa prej tyre i përdorin aeroportet tona për parkim, për pak pushim dhe më pas përsëri nisen drejt Gjirit“, thotë Mickoski.

Sipas kryeministrit, hapësira ajrore e Maqedonisë është e hapur për mjetet ajrore ushtarake amerikane, ndërsa vendi është i gatshëm të vazhdojë me këtë lloj mbështetjeje.

„E kemi qiellin e hapur për avionët amerikanë, për avionët ushtarakë, dhe jemi krenarë dhe të gatshëm të ofrojmë një mbështetje të tillë për Forcat Ajrore amerikane“, thotë ai.

Në intervistë nuk specifikohet se për cilat lloje të avionëve ushtarakë amerikanë bëhet fjalë, e as në cilat aeroporte ulen ata. Gjithashtu, nuk bëhet e ditur nëse gjatë qëndrimit në vend bëhet furnizimi me karburant apo ndonjë lloj tjetër furnizimi logjistik. Mickoski konkretisht flet për „parkim“ dhe „pushim“, pas së cilës, sipas tij, avionët vazhdojnë përsëri drejt Gjirit Persik.

Mickoski e vendos këtë bashkëpunim në një kontekst më të gjerë të partneritetit strategjik mes Shkupit dhe Uashingtonit. Në intervistë ai thotë se kur SHBA-së i nevojitej mbështetja e aleatëve, Maqedonia e Veriut „nuk u fsheh në turmë“, por qëndroi në anën e SHBA-së edhe kur kjo kishte kosto politike.

Mbështetja për Trumpin në Maqedoni, thotë Mickoski në intervistën për median amerikane, është shumë e lartë, më e lartë se kudo në Evropë.

You Might Also Like

Cili interes është më i rëndësishëm: ai shtetëror apo ai rajonal me agjenda eksplicite panetnike?

Evropa mbetet pa ujë, Maqedonia nuk duhet të presë

Strasburgu i tha “jo” edhe një kandidati nga lista e kandidatëve të propozuar nga Maqedonia për gjyqtar në GJEDNJ

Ditën historike e përmbyllëm me një kafe me Kurtin

Qeveria ka 77 milionë euro nga Agjencia e Punësimit për shpëtimin e pensioneve

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Gashi: Autostrada Shkup–Bllacë forcon lidhjet mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës
Next Article Alarm në aeroportin e Frankfurtit, një i vdekur dhe pesë të infektuar me malarie
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Cili interes është më i rëndësishëm: ai shtetëror apo ai rajonal me agjenda eksplicite panetnike?
Maqedoni TOP LAJM
Fidan: Shpërbërja e SDF-së, e mirëpritur nëse zbatohet në terren
Bota
Tërmeti me magnitudë 5.1 shkakton evakuime në Bogota dhe Bucaramanga
Bota
Nasim Haradinaj me akuza ndaj Hysni Gucatit të OVL UÇK: U zu në hajni
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?