By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Mijëra palestinezë nisin të kthehen në veri të Gazës
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Mijëra palestinezë nisin të kthehen në veri të Gazës
Bota

Mijëra palestinezë nisin të kthehen në veri të Gazës

admin
Last updated: 27/01/2025 19:00
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Dhjetëra mijëra palestinezë janë nisur të hënën në rrugën kryesore që çon në veri të Gazës, pasi Hamasi është pajtuar që t’i dorëzojë tri pengje izraelite këtë javë, dhe pasi forcat ushtarake izraelite kanë nisur të tërhiqen prej korridorit kryesor të enklavës.

Hamasi, grup palestinez që udhëheq Gazën, është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Një turmë e madhe njerëzish, disa duke mbajtur foshnje apo gjësende të domosdoshme nëpër duar, janë nisur në këmbë drejt veriut të Gazës.

“Më duket sikur të kem lindur sërish dhe të jemi fitimtarë sërish”, ka thënë një nënë palestineze për agjencinë e lajmeve Reuters.

Dëshmitarët kanë thënë se banorët e parë kanë mbërritur në qytetin e Gazës herët në mëngjes.

Më vonë janë hapur edhe tri pikëkalime tjera, duke mundësuar edhe qarkullimin e makinave.

“Zemra po më rrah fort. Kam menduar që nuk do të kthehem më kurrë”, ka thënë Osama, 50 vjeç, shërbyes publik dhe baba i pesë fëmijëve, teksa ka arritur në qytetin e Gazës.

“Pavarësisht se a do të ketë sukses armëpushimi, ne nuk do të largohemi më kurrë nga qyteti i Gazës dhe veriu, edhe nëse Izraeli sjell tanke për secilin prej nesh, nuk do të ketë më zhvendosje”.

Duke pasur parasysh faktin se banorët e Gazës janë shpërngulur disa herë përgjatë 15 muajve të luftës, turma njerëzish janë larguar me gëzim prej tendave dhe kampeve kur kanë marrë vesh lajmin që pikëkalimet do të hapen.

“Nuk kam fjetur, i kam bërë gati të gjitha gjërat për t’u nisur qysh në agim”, ka thënë Ghada, nënë e pesë fëmijëve.

“Të paktën jemi duke shkuar në shtëpi, tani mund të them se lufta ka përfunduar dhe shpresoj të jetë gjithçka qetë”, ka thënë ajo për Reuters.

Sipas marrëveshjes për armëpushim, banorët e veriut të Gazës do të duhej të ktheheshin nëpër shtëpitë e tyre në fundjavë.

Mirëpo, Izraeli ka thënë se Hamasi e ka prishur marrëveshjen, meqë nuk e ka liruar gruan e marrë peng, Arbel Yehud.

Të dielën vonë, ndërmjetësuesit e Katarit e kanë zgjidhur këtë mosmarrëveshje, dhe Hamasi është pajtuar që ta lirojë Yehudin bashkë me ushtaren Agam Berger, dhe një peng tjetër të enjten, dy ditë para lirimit të tri pengjeve tjera.

Izraeli më pas e ka dhënë dritën e gjelbër që banorët e veriut të Gazës të mund të kthehen në vendbanimet e tyre prej të hënës.

Rreth 650.000 njerëz janë zhvendosur nga veriu i Gazës përgjatë luftës, e cila është nxitur nga sulmet e Hamasit në jug të Izraelit, më 7 tetor 2023, duke vrarë 1.200 njerëz dhe duke marrë peng mbi 240 të tjerë.

Më shumë se 47.000 palestinezë janë vrarë në sulmet izraelite në Gazë, sipas autoriteteve shëndetësore palestineze.

Një pjesë e mirë e Gazës është shkatërruar nga luftimet dhe autoritetet nën dirigjim të Hamasit kanë thënë se banorët e kthyer në veri të Gazës do të kenë nevojë për mijëra tenda dhe qendra strehimi, teksa tentojnë t’i rikthehen normalitetit.

Sipas marrëveshjes së armëpushimit, vetëm personat e paarmatosur do të mund të kthehen në zonën veriore. Makinat do të kontrollohen në hollësi, nëse kanë ndonjë armë apo lëndë shpërthyese.

You Might Also Like

Tensione në Romë, mijëra vetë marshojnë pro dhe kundër emigrimit

Përplasje mes katamarani dhe jahtit pranë Sholtës, tre të vdekur, një person ende i zhdukur

Izraeli sulmon Bejrutin në prag të një marrëveshjeje SHBA-Iran

“Dridhet” Meksika! Tërmeti i fortë me magnitudë 5.2

Trump: Marrëveshja me Iranin nënshkruhet sot, Teherani nuk konfirmon afatin kohor

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Sali Berisha njofton takim me diasporën shqiptare në Romë, ja kur do të zhvillohet
Next Article Hamza viziton ICK-në: I sigurova që si kryeministër do të angazhohem për ta bërë Kosovën shtet të dijes

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Bexhet Musliu pyet Azir Aliun / Edhe sa kohë duhet presin qytetarët, për parkingun në Qendrën Klinike në Shkup?
Maqedoni TOP LAJM
Mungojnë kapacitetet për kujdesin ndaj të moshuarve
Maqedoni
Tensione në Romë, mijëra vetë marshojnë pro dhe kundër emigrimit
Bota
Puna ka ende gjini në Shqipëri, gratë mbajnë barrën e ekonomisë informale
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?