By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: ‘MIK Festival’, nata finale me ushqime e këngë të zonës së Korçës, pesë koncerte në katër ditë me 100 artistë pjesëmarrës
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kulturë > ‘MIK Festival’, nata finale me ushqime e këngë të zonës së Korçës, pesë koncerte në katër ditë me 100 artistë pjesëmarrës
Kulturë

‘MIK Festival’, nata finale me ushqime e këngë të zonës së Korçës, pesë koncerte në katër ditë me 100 artistë pjesëmarrës

admin
Last updated: 15/07/2025 19:47
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

MIK Festival ka mbyllur këtë të diel edicionin e tij të tetë. Nga 10-13 korrik, publiku përjetoi emocione të veçanta përmes muzikës dhe artit, në një seri koncertesh të mbajtura në vende të ndryshme të Korçës, shkruan shqiptarja.

Një nga risitë e këtij viti ishte koncerti në hapësirën e Kishën e Shën Mhillit, në Vithkuq, një perlë arkitektonike dhe shpirtërore e zonës.

“Kanë qenë koncerte të mrekullueshme me më shumë se 100 artistë në skenë, me tema të ndryshme, gjuhë të ndryshme. Dashuria për muzikën nuk të tradhëton’, tha sopranoja Inva Mula.

Organizatorët theksuan rëndësinë e përfshirjes së elementëve tradicionalë në festival pasi qëllimi ishte të promovohen vlerat kulturore dhe turistike të fshatrave përreth Korçës. Ushqime të zonës së Korçës, por edhe Pogradecit, si: bukëvale, pispili, bukë qiqre etj., por edhe veshje tradicionale u prezantuan në panairin që u mbajt në Vithkuq.

“Vithkuqi është një perlë, duhet promovuar. Ne i bashkangjitemi kësaj feste të bukur me plot njerëz dhe mendoj që Vithkuqi tani ta kthejë faqen, të bëjë turizëm. Sot gratë i kemi në dy panaire, ai te lulishtja e Themistokli Gërmenjit, ku gratë e Durrësit, Pogradecit, Tushemishtit, Voskopojës mblidhen në një netëork, jo vetëm për të ndarë eksperiencat, por edhe për të fituar. Këtu kemi bërë diçka tjetër. Pse të mos sjellim traditën e vjetër në tavoliant tona?”, tha organizatorja e panairit, Bajana Çeveli.

Sipas drejtueses së festivalit, sopranos Inva Mula, Vithkuqi është një nga fshatrat më të bukur të Korçës.

Pianistja Adelina Mula u shpreh se muzika kishtare që interpretoi për të dytin vit radhhazi në MIK mbetet një përjetim i thellë dhe me shumë vlerë për publikun shqiptar.

“Janë vepra shumë qiellore, të shkruara shumë shekuj më parë dhe na bëjnë mirë për shpirtin. Të arrish që të bësh pesë koncerte në një kohë kaq të shkurtër, me një intensitet të tillë, me cilësi është shumë e rëndësishme, jo vetëm për Korçën, por për Shqipërinë’, tha pianistja Adelina Mula.

Një koncert me serenata në lulishten “Themistokli Gërmenji”, ku u bënë bashkë zërat e artistëve, tingujt e kitarës dhe instrumenta të tjerë ishte ai që mbylli festivalin në një mbrëmje karakteristike korçare.

You Might Also Like

Pllakatë në Paris në nder të Ismail Kadaresë, aty ku shkrimtari shkroi faqet më të bukura letrare

Lamtumirë miku im Nonda Kajno!

PESHKATARI

Doku n’Çarshi! – Java Kulturore e Çairit

Ndahet nga jeta Arsim Abazi, koleg i Teatrit Kombëtar të Kosovës

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article “Shënime mbi ngjarjet në Shqipëri, 1938- 1944″ i Leone Nigris, zbulohen fakte të panjohura: Viti i fundit i mbretit Zog
Next Article Festivali Anibar nis edicionin e 16-të

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?