By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Minçev: Fakt që pagat në administratë janë të ulëta, rritja shtesë për 30 përqind është shumë e madhe
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Minçev: Fakt që pagat në administratë janë të ulëta, rritja shtesë për 30 përqind është shumë e madhe
MaqedoniTOP LAJM

Minçev: Fakt që pagat në administratë janë të ulëta, rritja shtesë për 30 përqind është shumë e madhe

admin
Last updated: 12/01/2025 12:26
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 12 janar – Ministri i Administratës Publike Goran Minçev nuk mund të thotë nëse do të plotësohet kërkesa e punëtorëve në disa nga ministri për rritje shtesë të pagave prej 30 përqind. Në një intervistë për TV 24, ai nuk mohoi se pagat e punonjësve në Administratën Publike janë të ulëta, por mendon se shuma që ata kërkojnë është shumë e madhe.

“Kjo çështje duhet të diskutohet me disa ministri, në radhë të parë me Ministrinë e Financave për fondet e mundshme shtesë në buxhet që do ta siguronin këtë 30 përqind. Unë mendoj se kjo shumë është shumë e madhe. Fakti është që pagat në administratë janë të ulëta por ka dy opsione, marrëveshje kolektive për të gjithë, ose marrëveshje kolektive individuale për çdo institucion veçmas”, tha Minçev.

I pyetur nëse të punësuarit në disa nga ministritë do të marrin shtesën e kërkuar prej 30 përqind në pagë, ministri tha:

“Unë nuk mund t’i përgjigjem kësaj pyetje. Kjo është çështje diskutimi me sindikatat në një kontekst më të gjerë.”

Ai theksoi se kërkesës së tyre mund t’i përgjigjet kur të sigurohen fondet përmes Ministrisë së Financave. Sipas tij për këtë nevojitet kohë sepse kanë gjetur vrima të mëdha në buxhet nga paraardhësit e tyre dhe shtoi se problemet e grumbulluara gjatë 30 viteve të fundit nuk mund të zgjidhen brenda natës.

Ministri informoi se ka pasur takim me kryetarin e sindikatës së punëtorëve, ku janë pajtuar që të paraqesin vërejtje me shkrim për ligjet e administratës publike me të cilat nuk pajtohen dhe të takohen në gjysmën e dytë të javës së ardhshme për të diskutuar se çfarë mund të përdoret për përmirësimin e këtyre zgjidhjeve ligjore.

Kujtojmë se më 10 janar Trpe Deanoski, kryetar i Sindikatës së punëtorëve të administratës së organeve gjyqësore dhe shoqatave të qytetarëve, njoftoi se të punësuarit nga gjashtë ministri si dhe nga Enti Shtetëror i Statistikave të martën do të dalin në protestë, sepse nuk është aprovuar rritja e shtesë në paga prej 30 përqind.

You Might Also Like

Në Kuvend u nda Çmimi shtetëror “23 Tetori” për vitin 2025

Ali Ahmeti thërret mbledhjen e 24-të të Kryesisë Qendrore të BDI-së

Mexhiti: Nëse ka pajtim të plotë brenda VLEN-it, unë e pranoj ta udhëheq partinë

Eurointegrimi i vendit, Kallas: Dritarja për zgjerim, e hapur gjerësisht

Zanatet e vjetra në Tetovë, po shkojnë drejt zhdukjes

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Rudina Dembacaj bëri ndryshimin drastik në pamje, ja çfarë i komentojnë miqtë
Next Article Kina dorëzon në OKB dokumente për trajtimin e ndryshimeve klimaterike

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Kuvend u nda Çmimi shtetëror “23 Tetori” për vitin 2025
Maqedoni
Ali Ahmeti thërret mbledhjen e 24-të të Kryesisë Qendrore të BDI-së
Maqedoni
Mexhiti: Nëse ka pajtim të plotë brenda VLEN-it, unë e pranoj ta udhëheq partinë
Maqedoni TOP LAJM
Eurointegrimi i vendit, Kallas: Dritarja për zgjerim, e hapur gjerësisht
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?