By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Minçev-Rokas: Një angazhim i qartë për zbatim të qëndrueshëm dhe transparent të ligjeve reformuese për administratën
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Minçev-Rokas: Një angazhim i qartë për zbatim të qëndrueshëm dhe transparent të ligjeve reformuese për administratën
Maqedoni

Minçev-Rokas: Një angazhim i qartë për zbatim të qëndrueshëm dhe transparent të ligjeve reformuese për administratën

admin
Last updated: 15/07/2025 13:44
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 15 korrik – Euroambasadori Mihalis Rokas sot në takim me ministrin për Administratë Publike Goran Minçev përshëndeti miratimin e ligjeve reformuese për administratën si një sinjal pozitiv dhe inkurajues për përkushtimin e shtetit ndaj standardeve evropiane në administratën publike. Ai shprehu mbështetje edhe për ciklin e ri reformues, me një përpjekje të qartë për zbatimin e qëndrueshëm dhe transparent, në frymën e parimeve të menaxhimit të mirë.

Shërbimi për shtyp i Ministrisë së Administratës publike (MAP) njoftoi se në fokus të takimit të Minçevit dhe Rokasit ishte vlera e ligjeve reformuese të rëndësishme të miratuara më parë – Ligji për nëpunës administrativ, Ligji për të punësuar në sektorin publik, Ligji për zhvillim profesional dhe trajnim të nëpunësve publikë dhe Ligji për mbikëqyrje inspektuese, si bazë për ndërtimin e një administrate publike të drejtë, profesionale dhe të departizuar. Në takim plotësisht janë theksuar hapat e ardhshëm në drejtim të zbatimit të qëndrueshëm dhe efikas të ligjeve, përmes procesit transparent dhe me angazhim të fortë politik dhe institucional.

Ministri Minçev informoi ambasadorin Rokas edhe për përgatitjen e pakos së re të ligjeve reformuese, i cili, siç qëndron në kumtesë, do ta mbindërtojë dhe rrumbullakojë procesin e transformimit strategjik të administratës publike. Bëhet fjalë për Propozim-ligjin për sistem të pagave, Propozim-ligjin për shërbim të lartë udhëheqës dhe Ligjin për organizim dhe punë të organeve të administratës shtetërore.

“Ambasadori Rokas, përshëndeti miratimin e ligjeve si një sinjal pozitiv dhe inkurajues për përkushtimin e shtetit ndaj standardeve evropiane në administratën publike. Njëherit, u shpreh mbështetja edhe për ciklin e ri reformues, me përpjekje të qartë për zbatimin e qëndrueshëm dhe transparent, në frymën e parimeve të menaxhimit të mirë. Ministria e Administratës Publike dhe Delegacioni i BE-së konfirmuan përpjekjen e përbashkët për bashkëpunim të vazhdueshëm në drejtim të reformave të qëndrueshme dhe sistematike të cilat do të mundësojnë administratë publike efikase, të përgjegjshme dhe të orientuar drejt qytetarëve”, kumtoi ministria e Administratës Publike. 

You Might Also Like

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar

Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti

Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë

Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve

Ministria e Mjedisit: Nuk ka rrjedhje të lindanit në OHIS

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Fotografi që promovojnë sportin nga autorë të rinj nga Ballkani Perëndimor prezantohen në një ekspozitë
Next Article Presidentja Osmani u takua me presidentin e Letonisë, vullnet i përbashkët për bashkëpunim të thelluar

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar
Maqedoni TOP LAJM
Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti
Maqedoni TOP LAJM
Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë
Bota Maqedoni TOP LAJM
Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?