By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Misajllovski – Gjyler: Vazhdojmë të forcojmë partneritetin për zhvillimin e dyja vendeve
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Misajllovski – Gjyler: Vazhdojmë të forcojmë partneritetin për zhvillimin e dyja vendeve
Maqedoni

Misajllovski – Gjyler: Vazhdojmë të forcojmë partneritetin për zhvillimin e dyja vendeve

admin
Last updated: 23/07/2025 14:35
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 23 korrik – Në margjinat e panairit për industri ushtarake në Stamboll – IDEF 25, sot ministri i Mbrojtjes Vlado Misajlovski dhe ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski u takuan me ministrin e Mbrojtjes Kombëtare të Republikës së Turqisë, Jashar Gjyler.

Në takim, siç informoi Ministria e Mbrojtjes, u theksua bashkëpunimi aktiv mbrojtës afatgjatë, i bazuar në vizionin e përbashkët për ruajtjen e stabilitetit dhe sigurisë së rajonit dhe zhvillimin e të dy vendeve.

Ne vazhdojmë të forcojmë partneritetin përmes këmbimit të njohurive dhe ekspertizës në të gjitha fushat, u konkludua në takim.

Ministri Misajlovski iu referua edhe pajisjeve më të fundit të reja dhe të sofistikuara që janë bërë pjesë e arsenalit të Ushtrisë – obusëve “Boran” të prodhimit turk, të cilët janë pjesë e baterisë së artilerisë së deklaruar të Grupit të Batalionit të Këmbësorisë së lehtë. Ai theksoi se: “Ushtria e RMV-së është e bindur në cilësinë e industrisë ushtarake turke” dhe shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme nga Turqia, veçanërisht në zhvillimin e kapaciteteve të ushtrisë.

“Ushtria e RMV-së po kalon nëpër procesin më intensiv të modernizimit dhe pajisjes ndonjëherë, që padyshim është një investim në sigurinë e qytetarëve të RMV-së. Një ushtri më e fortë do të thotë një mbrojtje kolektive më e besueshme dhe më e sigurt në NATO”, tha ministri.

Mbrëmë, në kuadër të vizitës së tij në Turqi dhe pjesëmarrjes në panairin për industri ushtarake IDEF 25, ministri Misajlovski u takua edhe me kryetarin Agjencisë turke të Industrisë së Mbrojtjes, Haluk Gjorgjun, me të cilin diskutuan për zhvillimin e industrisë ushtarake dhe nevojën për rritjen e investimeve në këtë fushë, si një mënyrë për të forcuar sigurinë e aleatëve.

“Industria ushtarake turke është me interes për mbrojtjen e RMV-së, veçanërisht duke pasur parasysh se Ushtria tashmë është pajisur me gjashtë obusë të rinj 105 mm dhe pajisje shoqëruese nga kompanitë “Boran” dhe “Aselasan” të cilat u promovuan së fundmi në opinionin e Maqedonisë së Veriut”, thuhet në kumtesën.

- Advertisement -
Ad imageAd image

You Might Also Like

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar

Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti

Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë

Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve

Ministria e Mjedisit: Nuk ka rrjedhje të lindanit në OHIS

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Mexhiti: Çairi meriton zhvillim dhe dinjitet. Më shumë punë, më pak zhurmë – kjo është rruga jonë
Next Article Obama kritikon pretendimin “e çuditshëm” të Trump për “tradhti” në zgjedhjet e vitit 2016

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar
Maqedoni TOP LAJM
Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti
Maqedoni TOP LAJM
Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë
Bota Maqedoni TOP LAJM
Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?