By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Ministrat e Mbrojtjes në Tiranë, Maqedonci: Politikat e Serbisë që synojnë destabilizimin e Kosovës, cenojë sigurinë edhe në rajon
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Ministrat e Mbrojtjes në Tiranë, Maqedonci: Politikat e Serbisë që synojnë destabilizimin e Kosovës, cenojë sigurinë edhe në rajon
Maqedoni

Ministrat e Mbrojtjes në Tiranë, Maqedonci: Politikat e Serbisë që synojnë destabilizimin e Kosovës, cenojë sigurinë edhe në rajon

admin
Last updated: 04/12/2024 14:13
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Ministri i Mbrojtjes i Republikës së Kosovës, Ejup Maqedoni po merr pjesë në takimin ministerial të Iniciativës ShBA – Karta e Adriatikut (A5), që po zhvillohet në Tiranë, për ta përafruar Kosovën drejt anëtarësimit të plotë në këtë iniciativë.

Maqedonci në një postim në Facebook shkruan se në takim ishte i ftuar nga homologu shqiptar, ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Pirro Vengu.

“…Sot iu drejtova kolegëve nga shtetet e rajonit, për të ritheksuar para tyre gatishmërinë e plotë dhe aspiratën e fuqishme të shtetit të Kosovës për tu bërë shtet anëtarë me të drejta të plota në këtë iniciativë. Tutje në adresimin tim në këtë rast, ngrita sërish çështjen e qasjes hegjemoniste dhe shovene të Serbisë karshi Kosovës dhe refuzimin e saj për të marrë përgjegjësitë e kërkuara ndaj sulmit dhe agresionit të 24 shtatorit 2023 në Banjskë, duke mos bashkëpunuar për nxjerrjen e të përfshirëve para drejtësisë.

Politikat e Serbisë, që synojnë destabilizimin e sigurisë në Kosovë, rezultat i të cilave ishte edhe sulmi terrorist i 29 nëntorit ndaj kanalit të ‘Ibër-Lepencit’, cenojnë sigurinë përtej Kosovës në nivel rajonal, duke shkaktuar një ambient pasigurie nga kërcënimet e tilla që minojnë paqen në rajon dhe çfarëdo përpjekje për fqinjësi të mirë në Ballkanin Perëndimor”, tha ai.

Ministri Maqedoni tutje thekson se Republika e Kosovës i ka përmbushur të gjitha kriteret dhe tashmë është e gatshme për të marrë përgjegjësi të plota dhe për të dhënë kontributin e saj si anëtarë e plotë e Iniciativës ShBA – Karta e Adriatikut (A5).

“Nuk ka asnjë forcë sado agresive në politika dhe brutale në veprime, që mund ta ndaloj rrugën e integrimeve euro-atlantike të Kosovës. Për mbrojtjen e sigurisë nacionale, për paqe rajonale dhe për integrime euro-atlantike”, tha ndër të tjera ministri.

You Might Also Like

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar

Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti

Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë

Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve

Ministria e Mjedisit: Nuk ka rrjedhje të lindanit në OHIS

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Bastisje në Radovish, ndalohen dy persona për tregti me lëndë narkotike
Next Article Osmani në takimin me presidentin e Këshillit Evropian: Sulmi në Ibër Lepenc pati qëllim ta linte Kosovën pa ujë, rrymë, ngrohje e sistem të telekomunikimit

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar
Maqedoni TOP LAJM
Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti
Maqedoni TOP LAJM
Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë
Bota Maqedoni TOP LAJM
Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?