By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Ministri i jashtëm bullgar i dërgoi letër BE-së: Maqedonia udhëheq politikë konfrontimi dhe provokimesh
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Ministri i jashtëm bullgar i dërgoi letër BE-së: Maqedonia udhëheq politikë konfrontimi dhe provokimesh
Maqedoni

Ministri i jashtëm bullgar i dërgoi letër BE-së: Maqedonia udhëheq politikë konfrontimi dhe provokimesh

admin
Last updated: 03/09/2025 15:18
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 3 shtator – Ministri i Jashtëm bullgar Georg Georgiev, në një letër zyrtare drejtuar kolegëve të tij, ministrave të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian (BE), shpreh shqetësim për, siç thotë ai në të, refuzimin e vazhdueshëm të Maqedonisë së Veriut për të zbatuar Marrëveshjen me Bullgarinë dhe për të përmbushur detyrimet e saj, të miratuara në nivel të Unionit.

Letra e Georgievit, përveç ministrave të jashtëm të shteteve anëtare, i drejtohet gjithashtu Përfaqësueses së Lartë të BE-së për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë Kaja Kallas dhe Komisioneres Evropiane për Zgjerim, Marta Kos.

Në letër, Ministri i Jashtëm bullgar përcjell qëndrimin e Sofjes se Qeveria e Maqedonisë së Veriut, në vend që t’i përmbahet dhe të zbatojë paketën e hapave të dakordësuar, e cila do të garantonte anëtarësimin e saj në BE, po ndjek një politikë konfrontimi, akuzash dhe pakënaqësie të vazhdueshme.

“Me shqetësim në rritje po ju dërgoj këtë letër për një temë që po shkakton frustrim në rritje si për vendin tim ashtu edhe për Bashkimin Evropian. Qeveria e vendit kandidat e ka konsideruar të përshtatshme të ndjekë një politikë konfrontimi, akuzash dhe pakënaqësie të vazhdueshme, kryesisht kundër vendit tim, por gjithnjë e më shumë ndaj vetë Unionit. Në vend që të ndërtojë ura, ajo po përpiqet në mënyrë aktive të na provokojë në veprime që më pas mund t’i përdorë si shembuj për ankesa të mëtejshme, duke shkaktuar një kaskadë problemesh dhe bllokimesh të vetëkrijuara”, thotë Georgiev.

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Merz: Putini është ndoshta krimineli më serioz i luftës i kohës sonë
Next Article Bitcoin nis shtatorin me rënie – tregjet e kriptovalutave hyjnë në muajin më të dobët të vitit

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?