Prilep, 10 prill– Ministri i Kulturës dhe Turizmit Zoran Ljutkov së bashku me sekretaren shtetërore Marija S. Gjorgova, sot do të qëndrojnë për vizitë pune në Komunën e Prilepit.
Siç njoftuan nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit, Ljutkov dhe Gjorgova në Prilep do t’i vizitojnë kishën “Shën Bllagoveshtanie”, lokalitetin arkeologjik Stibera, si dhe shenjëtoren shpirtërore maqedonase, kompleksin e manastirit “Treskavec”.
