By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Përfundon aksioni “Shporta e Vitit të Ri”
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Ekonomi > Përfundon aksioni “Shporta e Vitit të Ri”
EkonomiMaqedoni

Përfundon aksioni “Shporta e Vitit të Ri”

admin
Last updated: 15/01/2025 12:30
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 15 janar – Ministria e Ekonomisë dhe e Punës informon se sot përfundon aksioni “Shporta konsumatore e fundvitit”, e cila filloi të zbatohet prej 15 dhjetorit të vitit 2024. “Shporta konsumatore e fundvitit” u krijua me propozim të biznesit me mbështetje të Ministrisë së Ekonomisë dhe Punës.

“Qëllimi kryesor i ‘Shportës së fundvitit’ e cila u krijua nga biznesi, përkatësisht prodhuesit, distributorët dhe tregtarët, ishte të krijohet listë më e gjerë e produkteve të caktuara ushqimore të cilat u vendosën me çmime të ulura në rafte. me atë u parandalua rritja e çmimeve para dhe gjatë festave të fundvitit dhe u mbajt niveli stabil i inflacionit në dhjetor 2024 dhe janar 2025, gjatë festave të fundvitit kur ka konsum të rritur”, qëndron në kumtesë.

Në listën e prodhimeve, siç është kumtuar edhe në ueb-faqen “Shporta ime” që Ministria e Ekonomisë dhe Punës e krijoi mu për këtë aksion, u prëfshinë 1178 produkte nga 96 prodhues dhe distriubutorë, u përfshinë 51 markete, ndërsa aksioni u znatua në 762 vende shitëse.

“Nëse i shikojmë këto numra, konsideroj se aksioni ‘Shporta e fundvitit’ ishte e suksesshme dhe kontribuoi për uljen e çmimeve të produkteve të cilat ishin të prëfshira në të. Sipas Entit shtetëror të statistikave nga të dhënat për Indekse të shpenzimeve për jetë dhe të çmimeve të shitjes me pakicë për muajin dhjetor, vërehet se inflacioni në vitin 2024, krahasuar me vitin 2023 është 3,5 për qind, siç ishte projektuar. Në nivel mujor ndërkaq në dhjetor 2024, krahasuar me nëntorin 2024 inflacioni është 0,3 për qind. Të dhlnat e statistikës tregojnë se në dhjetor 2024 në raport me nëntorin 2024 ulja e shpenzimeve për jetë tek ushqimi dhe pijet joalkoolike është -0,3 për qind”, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Ekonomisë dhe Punës.

Kjo, siç theksojnë, tregon se “Shporta e fundvitit’ ku ishin përfshirë në pjesën më të madhe produkte ushqimore dhe pije joalkoolike, e dha efektin e vet dhe çmimet e ushqimit dhe pijeve në dhjetor 2024 shënojnë ulje në raport me nëntorin 2024.

“Pritet edhe në të dhënat statistikore për janarin 2025 në raport me janarin 2024 të konfirmohen efektet nga shporta e fundvitit, përkatësisht të realizohet ulje shtesë e shpenzimeve për jetë tek ushqimi dhe pijet joalkoolike. Falë të gjithë prodhuesve, distributorëve dhe tregtarëve të cilët iu bashkangjitën dhe morën pjesë në këtë aksion dhe i ulën çmimet e produkteve ushqimore dhe të disa pijeve gjatë festave të fundvitit”, ceket në kumtesë.

Ministria e Ekonomisë dhe Punës në periudhën në vijim paralajmëron se do të vazhdojë të krijojë masa dhe politika të cilat do të thonë mbrojtje të standardit të qytetarëve.

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Zyrtarët arabë: I dërguari i Trump “ka ndikuar te Netanyahu në një takim më shumë sesa Biden gjatë gjithë vitit”
Next Article Mot me vranësira dhe i ftohtë me borë të dobët të herëpashershmëm, nga e premtja rritje të temperaturave ditore

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?