Shkup, 11 shtator – ALSAT mëson se Ministria e Kulturës ka shkarkuar nga detyra Drejtorin e Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Shqiptare, Shkodran Tolaj. Siç mësohet, në vend të tij, është caktuar një ushtrues i përkohshëm detyre, deri në shpalljen e konkursit për drejtor të ri. Një vendim i tillë, siç mëson ALSAT, vjen pas kontrolleve të jashtëzakonshme të inspektoratit, ku janë konstatuar një sërë shkeljesh dhe keqpërdorimesh nga ana e drejtorit të deritanishëm Tolaj.
Shkodran Tolaj, edhe vite më parë ishte gjetur me shkelje dhe keqpërdorime, të cilat i zbuloi edhe televizioni ynë ALSAT. Por, asokohe, Ministria e Kulturës i dha atij mundësi t’i korrigjonte shkeljet. Jo vetëm kaq, por Tolaj ironizonte ALSAT, me statusin: Iu fajkën dritat” duke parë në prapavijë selinë e televizionit.