By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Ministria e Mbrojtjes: Rasti me zgjebën tek ushtarët profesionistë nuk e ka origjinën nga kazermat në Veles, apelojmë të mos manipulohet opinioni
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Ministria e Mbrojtjes: Rasti me zgjebën tek ushtarët profesionistë nuk e ka origjinën nga kazermat në Veles, apelojmë të mos manipulohet opinioni
Maqedoni

Ministria e Mbrojtjes: Rasti me zgjebën tek ushtarët profesionistë nuk e ka origjinën nga kazermat në Veles, apelojmë të mos manipulohet opinioni

admin
Last updated: 09/02/2026 15:12
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 9 shkurt – Lidhur me rastin e fundit të ushtarëve profesionistë të sëmurë nga sëmundja infektuese zgjebë (scabies), nga ministria e Mbrojtjes informojnë se sëmundja nuk ka origjinën nga kazerma “Alekso Demnievski Bauman” në Veles, siç po i paraqitet opinionit. Ministria gjithashtu apelon që të mos keqpërdoret një rast individual, për të cilin thuhet se nuk është infektuar në kazermë, për të manipuluar opinionin, gjë që gjithashtu shkakton dëm të drejtpërdrejtë në reputacionin e Armatës.

Nga ministria shpjegojnë se zgjebja mund të fitohet vetëm nëpërmjet kontaktit me një person të infektuar më parë ose nëpërmjet çarçafëve, peshqirëve etj., të cilat më parë i ka përdorur një person i infektuar. Ata theksojnë se para pritjes së ushtarëve profesionistë në kazermën “Alekso Demnievski Bauman” në Veles, është kryer një rregullim i plotë i hapësirave ku janë të vendosur ushtarët, përkatësisht është kryer një dezinfektim i plotë i hapësirave dhe janë siguruar çarçafë dhe batanije të pastra dhe të lara.

Siç theksojnë në kumtesën, ndërkohë nga Armata dhe Qendra mjekësore-ushtarake në përputhje me protokollet shëndetësore janë ndëmarrë masa për parandalimin e mëtejshëm të mundshëm të kësaj sëmundjeje infektive. 

“Nga departamenti për Mbrojtje Parandaluese i Qendrës Mjekësore-Ushtarake është kryer mbikëqyrje epidemiologjike nga ekspertë, janë dhënë mendime dhe udhëzime e rekomandime të mëtejshme. Të gjithë ushtarët që kanë qenë në kontakt me personat e infektuar janë dërguar për ekzaminime parandaluese. Gjatë fundjavës, është kryer ndërrimi i plotë i çarçafëve në dhomat ku janë vendosur ushtarët, janë dezinfektuar të gjitha dhomat e gjumit, janë dezinfektuar batanijet, jastëkët dhe dyshekët dhe janë larë çarçafët. Të gjithë ushtarët janë informuar për simptomat që mund të shfaqen si pasojë e kësaj sëmundjeje, janë dhënë rekomandime që nëse vërehen ndryshime në lëkurë, duhet menjëherë të raportojnë dhe të konsultohen me një mjek”, thonë nga Ministria e Mbrojtjes. 

You Might Also Like

Prindërit e klasave të para kanë të drejtë për një ditë pushim të paguar, por jo të gjithë

Taksia përplaset në rrethojën e urës pranë “Hilton” në Shkup

Lija po përhapet te delet dhe dhitë: 63 vatra, mbi 7.300 kafshë të asgjësuara

Në vend të kornizës franceze, marrëveshja me Bullgarinë të futet në kornizën e Vjenës

Qyteti i Shkupit miraton rishikimin e buxhetit, urë dhe rrethrrotullim i ri në Saraj dhe hyrje e re në Shkup

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Blerina shfaqet e përlotur teksa dëgjon këngën e re të Gjestit
Next Article Arsyet përse dhëmbi dhemb më shumë natën

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prindërit e klasave të para kanë të drejtë për një ditë pushim të paguar, por jo të gjithë
Maqedoni
Taksia përplaset në rrethojën e urës pranë “Hilton” në Shkup
Maqedoni
Lija po përhapet te delet dhe dhitë: 63 vatra, mbi 7.300 kafshë të asgjësuara
Maqedoni
Në vend të kornizës franceze, marrëveshja me Bullgarinë të futet në kornizën e Vjenës
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?