By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Ministria e Mjedisit instaloi gardhe elektrike për të mbrojtur blegtorët dhe bletarët në Malin e Sharrit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Ministria e Mjedisit instaloi gardhe elektrike për të mbrojtur blegtorët dhe bletarët në Malin e Sharrit
Maqedoni

Ministria e Mjedisit instaloi gardhe elektrike për të mbrojtur blegtorët dhe bletarët në Malin e Sharrit

admin
Last updated: 09/06/2025 15:12
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 9 qershor –  Ministria e Mjedisit Jetesor dhe Planifikimit Hapësinor ka ndërmarrë hapin e parë praktik për zbatimin e Planit Kombëtar të Veprimit për Ariun e Kafët, duke vendosur gardhe elektrike me energji diellore për mbrojtjen e fermerëve dhe bletarëve në fshatrat e Sharrit.

Këto gardhe moderne, të financuara nga WWF Kroaci (Fondi boteror per natyren) dhe te vendosura në bashkëpunim me Parkun Nacional “Malet e Sharrit”, janë vendosur për pesë fermerë dhe bletarë që përballen me dëme të shkaktuara nga gjitarë të mëdhenj grabitqarë, si ariu dhe ujku. Qëllimi është i qartë: të mbrohen bagëtitë, bletaria dhe kulturat bujqësore, duke reduktuar konfliktet mes njerëzve dhe kafshëve të egra. Kjo teknologji parandaluese përdoret me sukses prej vitesh në vendet e Bashkimit Evropian dhe përfaqëson një zgjidhje të qëndrueshme që respekton si nevojat e komunitetit, ashtu edhe natyrën.

Zbatimi i këtij plani është pjesë e projektit IPA të Bashkimit Europian dhe përbën një hap të rëndësishëm drejt:

– Ruajtjes së biodiversitetit;

– Mbrojtjes së specieve të rrezikuara; dhe

– Përmirësimit të kushteve të jetesës për komunitetet lokale që jetojnë pranë habitatit të arinjve.

Përmes këtij veprimi, Ministria synon të ofrojë mbështetje të drejtpërdrejtë për banorët që përballen me sfida konkrete në terren.

You Might Also Like

Mevlan Ademi në krah të studentëve të Tiranës: Solidaritet me protestuesit apo distancim nga politika e Ramës?

Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin

Po rrjedhë afati për paraqitjen për të votuar për personat e pafuqishëm dhe të sëmurë

Vandalizohet mbikalimi “Vlajko”, mbyllet përkohësisht

“Termini im” / Të përmirësohet sistemi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Burri nga Gostivari ndërroi jetë pas pickimit nga bletët
Next Article Parashikimi i motit për sot

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Mevlan Ademi në krah të studentëve të Tiranës: Solidaritet me protestuesit apo distancim nga politika e Ramës?
Maqedoni TOP LAJM
Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?