Shkup, 27 mars – Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska dhe kryetari i komunës së Kisella Vodës, Orce Gjorgjievski sot do ta vizitojnë shkollën fillore “Partenija Zografski” në Shkup.
Në këtë shkollë, siç informojnë nga Ministria e resorit, kanë filluar aktivitetet për vendosjen e sistemit fotovoltaik, si pjesë e projektit për përmirësim të efikasitetit energjetik dhe vendosja e fotovoltaikëve në të gjitha objektet shkollore në kuadër të komunës.
