Shkup, 13 maj – Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska sot do të marrë pjesë në panel diskutimin në kuadër të Samitit të 14-të vjetor “Maqedonia 2025”.
Janevska do të flasë në panelin me temë “Edukimi i së ardhmes: ndërtimi i liderëve, mendimtarëve dhe inovatorëve”, ku do të flasin edhe Klarisa Behar Molar, drejtor në Adizes Executive Education dhe Arben Jusufi, drejtor ekzekutiv dhe bashkëthemelues i Institutit Leoron.
Në Samitin “Maqedonia 2025” që zhvillohet sot, fokusi do të vihet kryesisht te inteligjenca artificiale, por edhe te mënyra se si kjo teknologji revolucionare do të ndikojë në zhvillimin e industrive.
Samiti i këtij viti “Maqedonia 2025” është më i madhi ndonjëherë dhe tubon mbi 700 pjesëmarrës, duke përfshirë liderë vendas dhe ndërkombëtar, sipërmarrës, politikëbërës, ekspertë ndërkombëtarë dhe përfaqësues të komunitetit akademik dhe sektorit civilë.