By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: “Mirënjohje për secilin prej jush”, djali i Jakup Krasniqit reagon pas largimit të babait drejt Hagës
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > “Mirënjohje për secilin prej jush”, djali i Jakup Krasniqit reagon pas largimit të babait drejt Hagës
Kosovë

“Mirënjohje për secilin prej jush”, djali i Jakup Krasniqit reagon pas largimit të babait drejt Hagës

admin
Last updated: 28/11/2026 13:40
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 21 nëntor, Argument – Djali i ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka shprehur mirënjohjen për të gjithë ata që i kanë qëndruar pranë dhe kanë treguar solidaritet në këto ditë të vështira.

Përmes një mesazhi falenderues, Altin Krasniqi, ka vlerësuar mbështetjen dhe përkrahjen e marrë nga qytetarët dhe të gjithë ata që janë solidarizuar me ta.

“Në emër të familjes, shpreh mirënjohjen dhe falenderimin tonë për secilin prej jush që, në këto momente të vështira për familjen tonë, u solidarizuat me ne dhe na dhatë forcë”, thuhet në mesazhin e publikuar.

Falenderimi vjen pas ditëve të vështira për familjen Krasniqi, ndërsa kjo e fundit ka vlerësuar çdo mesazh, gjest dhe mbështetje të marrë gjatë kësaj periudhe.

Jakup Krasniqi është larguar të shtunën nga shtëpia e tij në Prishtinë, pas përfundimit të vizitës katërditore pranë familjes.

Nën masa të rrepta sigurie, ai është përcjellë drejt aeroportit për t’u kthyer në Hagë, ku mbahet në kuadër të procesit gjyqësor në Dhomat e Specializuara.

Largimi i tij është shoqëruar me emocione, lot dhe përqafime. Djali dhe vajza e tij e kanë përshëndetur te dera e shtëpisë, ndërsa familjarët e tjerë e kanë përcjellë nga ballkoni.

Gjatë qëndrimit në Kosovë, Krasniqi ka kaluar kohë me familjen, nën mbikëqyrjen e pjesëtarëve të EULEX-it dhe Policisë së Kosovës.

You Might Also Like

Konjufca me mesazh për 28 Nëntorin: Le të na bashkojë gjithnjë flamuri kuqezi

28 Nëntori, bashkëshortja dhe djali vizitojnë Rexhep Selimin në Hagë

Qytetari ia thotë në sy Përparim Ramës: “Krejt shqiptaria po feston, ti po provokon”

Festa në Kosovë fillon me homazhe dhe aktivitete në nderim të familjes Jashari dhe atyre që dhanë jetën për lirinë e Kosovës

28 Nëntori vë në pah sfidat e bashkëpunimit Kosovë–Shqipëri, a po mungon koordinimi për çështjet kombëtare?

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Xhudisti kosovar Milot Gashi mposht serbin, fiton medaljen e bronztë në Selanik
Next Article Ushqimet që duhet të konsumoni gjatë dimrit për për të mbështetur imunitetin

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?