By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Misioni PREFIRE i NASA-s është gati për të zbuluar misteret e poleve të Tokës
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Misioni PREFIRE i NASA-s është gati për të zbuluar misteret e poleve të Tokës
Bota

Misioni PREFIRE i NASA-s është gati për të zbuluar misteret e poleve të Tokës

admin
Last updated: 20/05/2024 08:00
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

NASA po përgatitet të nisë misionin e saj më të fundit klimatik, PREFIRE, i cili synon të mbledhë të dhëna të reja se si nxehtësia humbet në hapësirë nga polet e Tokës.

PREFIRE përbëhet nga satelitë në formë kubi të njohur si kubesa, të cilët do të lëshohen veçmas në orbitën afër poleve.

Bëhet e ditur se i pari, “Ready Aim PREFIRE”, do të niset më 22 maj me një raketë Electron Lab nga Pad B, në Mahia të Zelandës së Re.

Ndërsa, kubesati i dytë “PREFIRE AND ICE” do të niset disa ditë më vonë.

Siç raportohet, ata janë ndërtuar për të matur rrezatimin infra të kuq të largët, që e përbën rreth 60 për qind të nxehtësisë totale të humbur në pole.

“Ne kurrë nuk e kemi matur atë më parë”, tha hetuesi i PREFIRE në Universitetin e Wisconsin-Madison, Tristan L’Ecuyer, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.

Sipas L’Ecuyer, misioni do t’i ndihmojë shkencëtarët të studiojnë se si veti të ndryshme në pole si lagështia, kontribuojnë në shpërndarjen e nxehtësisë në hapësirë.

“Në fund të fundit, PREFIRE do të kombinohet me modelet tona klimatike dhe shpresojmë se do të jemi në gjendje të përmirësojmë aftësinë tonë për të simuluar se si mund të duket rritja e nivelit të detit në të ardhmen”, shtoi L’Ecuyer duke shprehur shqetësimin për ngrohjen e Arktikut.

Ndryshe, kubesat përmbajnë spektrometra termikë. Megjithëse të vogla, dizajni i tyre me kosto efektive dhe qëllimi i veçantë përshtatet mirë me planet në rritje të NASA-s për misione kërkimore klimatike, siç është sateliti SWOT për studimin e nivelit të ujit në të gjithë planetin.

“NASA ka nevojë për misione të mëdha dhe për këto misione të vogla”, tha Karen St. Germain, udhëheqëse e Divizionit të Shkencës së Tokës në NASA.

- Advertisement -
Ad imageAd image

“Ne do të përdorim dy kubesa për të bërë matje gjatë disa orëve dhe do ta bëjmë dallimin midis tyre”, shpjegoi L’Ecuyer.

Ashtu si të gjitha kërkimet tjera klimatike të NASA-s, edhe të dhënat e PREFIRE do të jenë të disponueshme për publikun. 

You Might Also Like

Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë

Erdogan thotë se Turqia është lojtar kyç në të gjitha ekuacionet rajonale

BE mbështet kufizimin e aksesit në rrjete sociale për të miturit, a duhet të praktikohet edhe tek ne?

Gjashtë të vdekur pas një sulm të ri nga SHBA ndaj një anijeje të dyshuar për trafik droge

Zelensky takohet me Mbretin Charles në Londër, kërkon ndihmë nga aleatët e NATO-s për furnizim me armë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Java nis me mot të vranët dhe me shi
Next Article Real Madridi nuk do të shkojë për Leny Yoron këtë verë – zbulohet arsyeja

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar
Maqedoni TOP LAJM
Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti
Maqedoni TOP LAJM
Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë
Bota Maqedoni TOP LAJM
Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?