By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Mjeku i Matthew Perryt pranon fajësinë, përballet me 10 vjet burg
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Showbizz > Mjeku i Matthew Perryt pranon fajësinë, përballet me 10 vjet burg
Showbizz

Mjeku i Matthew Perryt pranon fajësinë, përballet me 10 vjet burg

admin
Last updated: 24/07/2025 10:07
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Doktori Salvador Plasencia është deklaruar fajtor për shpërndarjen e paligjshme të ketaminës ndaj aktorit të njohur Matthew Perry, i njohur për rolin e tij në serialin “Friends”.

Ai është personi i katërt që përballet me drejtësinë në kuadër të hetimeve mbi vdekjen tragjike të Perryt në tetor 2023.

Edhe pse mjeku nuk ishte përgjegjës për dozën vdekjeprurëse që i mori jetën aktorit, rrëfimi i tij ka hedhur dritë mbi mënyrën se si ai abuzoi me profesionin dhe dështoi ta mbronte pacientin e tij, i cili ishte i njohur për betejën e gjatë me varësinë.

Matthew Perry

Plasencia pranoi katër akuza në një gjykatë në Los Angeles dhe do të dorëzojë vullnetarisht licencën e tij mjekësore. Ai pranoi se kishte dorëzuar Perryt dhe asistentit të tij 20 shishe me ketaminë, shiringa dhe tableta për thithje brenda një periudhe prej dy javësh.

Dorëzimi i lëndëve nuk kishte qëllime mjekësore dhe shpesh ndodhte në ambiente të pazakonta, përfshirë një parking pranë një akuariumi. Në një nga komunikimet e tij me një tjetër mjek të përfshirë, Mark Chavez, ai e quante Perryn “idiot” dhe përmendte pagesa të larta deri në 12,000 dollarë për një vizitë në shtëpi.

Gjatë një seance më 12 tetor 2023, aktorit iu rrit ndjeshëm tensioni i gjakut, por pavarësisht rrezikut të qartë për shëndetin, Plasencia la doza të tjera të ketaminës në duart e asistentit të tij.

Hetimet kanë zbuluar një rrjet të tërë personash të përfshirë në furnizimin e Perryt me ketaminë.

Asistenti i tij, Kenneth Iwamasa, ka pranuar se i dha aktorit lëndën narkotike ditën e vdekjes. Eric Fleming, një tjetër i akuzuar, pranoi se kishte shpërndarë dozën vdekjeprurëse që e kishte marrë nga Jasveen Sangha – e njohur në media si “mbretëresha e ketaminës”.

Sangha është e vetmja që nuk ka pranuar fajësinë dhe do të përballet me gjyq më vonë.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Pavarësisht dënimeve të shumta, marrëveshja gjyqësore thekson se ketamina që i mori jetën aktorit nuk ishte dhënë nga Plasencia.

Matthew u gjet i vdekur më 28 tetor 2023 në shtëpinë e tij në Los Angeles.

Autopsia konfirmoi se ai vdiq nga efektet e ketaminës, duke rikthyer vëmendjen publike te rreziqet e varësisë dhe mungesës së kontrollit në sistemin mjekësor.

- Advertisement -
Ad imageAd image

You Might Also Like

Prishja e miqësisë me Kiara Titon, Dojna Mema flet për herë të parë

U raportua se Sara Gjordeni dhe Bardhi janë ndarë, kjo është e vërteta

Albumi i ri i Taylor Swift thyen rekord të shitjes

Prej 3 muajsh në burg në Dubai, Cllevio i Tik Tok pranon ekstradimin – Nis përballjen me ligjin në Shqipëri

Reagimi i Rita Orës kur në një emision i lëshohet kënga e Dua Lipës

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Shpërthen konflikti, shfaqen pamjet e para të luftimeve të ushtrisë tajlandeze dhe kamboxhiane
Next Article Gjendet pa shenja jete një i paraburgosur në Tiranë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?