Këngëtarja e njohur Monika Salihu ka bërë së fundmi një hap të ri në karrierën e saj, duke iu bashkuar rrjetit ndërkombëtar të marketingut Chogan, një kompani gjigante që operon në fushën e parfumeve, kozmetikës dhe produkteve natyrale, e cila tashmë ka shtrirë aktivitetin edhe në Kosovë.
Përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, Monika ka ndarë me ndjekësit emocionet dhe përjetimet nga një event madhështor që u mbajt të shtunën në Prishtinë, ku u prezantua fuqishëm rrjeti Chogan dhe mundësitë që ai ofron për njerëzit e angazhuar në këtë sistem.
Në mbishkrimin që shoqëron videon, artistja është shprehur: “E dhashë energjinë time 100% dhe u shpërbleva 100%. Sa prej jush shpërbleheni për punën, mundin, nderin, disiplinën kudo që punoni? Hmm… shumë prej jush, por edhe unë as 50%! Rritjani rrogën vetit…CHOGAN”.
Me këtë deklaratë, Monika thekson fuqinë e vetëvlerësimit dhe pavarësisë financiare, duke inkurajuar të tjerët të marrin në dorë fatin e tyre profesional dhe ekonomik.
Chogan, kompani italiane e themeluar në vitin 2013, është e njohur në Evropë për produktet me cilësi të lartë në fushën e parfumerisë, kujdesit personal, mirëqenies dhe aksesorëve të shtëpisë. Ajo operon përmes një modeli të marketingut në rrjet (network marketing), duke i ofruar individëve mundësinë të ndërtojnë një biznes të vetin, pa investime të mëdha fillestare.
Pjesëmarrja e Monika Salihut në këtë rrjet është pritur me entuziazëm nga ndjekësit e saj, të cilët e kanë mbështetur për guximin për të eksploruar fusha të reja përtej muzikës, ndërkohë që vetë artistja shfaqet plot energji dhe pozitivitet, si gjithmonë.
Ky hap i saj tregon një trend gjithnjë në rritje mes figurave publike që, përveç artit, zgjedhin të investojnë edhe në sipërmarrje personale dhe rrjete globale të bashkëpunimit.