By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Mos e nënvlerësoni rëndësinë e përshtypjes së parë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kuriozitete > Mos e nënvlerësoni rëndësinë e përshtypjes së parë
Kuriozitete

Mos e nënvlerësoni rëndësinë e përshtypjes së parë

admin
Last updated: 31/05/2024 11:45
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

Është shumë e vështirë të japësh paraqitje aq të mirë që ta kapërcejë përshtypjen e parë të gabuar.

Ju më në fund caktuat takimin me klientin tuaj të ëndrrave. Ju keni përgatitur prezantimin tuaj dhe jeni gati të hyni.

Por ju do ta prishni të gjithën pa e ditur se po jepni përshtypje të parë të gabuar. Sipas rregullave të Dr.Albert Mehrabian 7%-38%-55%, vetëm 7 për qind e komunikimit tuaj është ajo që thoni, përderisa 38 për qind është se si tingëlloni dhe 55-përqindëshi është vizual.

Klienti juaj fillon të formojë opinionin e saj ose të tij para se ju të filloni prezantimin tuaj. Ekonomia Online ju sjell disa këshilla si mund të jepni përshtypje të parë të mirë:

Përdorni etikë profesionale në telefon

Kur flisni me një caktues takimesh ose sekretaren e klientëve potencialë, filloni bisedën tuaj të parë në mënyrë profesionale dhe të sjellshme. Gjithmonë përdorni emrin e personit në biseda dhe mos harroni fjalët magjike, ‘’ju lutem’’ dhe ‘’faleminderit’’.

Vishuni për sukses

Për arsye se shumë nga përshtypja juaj është vizuale, veshja ka rëndësi. Vishuni në mënyrë profesionale, por mos provoni të jepni përshtypje të madhe. Zbuloni kodin e veshjes të kompanisë para kohës dhe vishuni në atë mënyrë. Kushtojuni vëmendje detajeve: lustroni këpucët, mbani një çantë të mirë laptopi dhe fikni telefonin tuaj para se të hyni në ndërtesë. Intervista fillon në momentin që ju hyni në parking, gjeni dhomën e takimit, dhe shkoni në banjë për të kontrolluar dukjen tuaj për herë të fundit.

Largojeni telefonin tuaj

- Advertisement -
Ad imageAd image

Kur uleni në dhomën e pritjes rezistoni dëshirës për të kontrolluar mesazhet ose për të kthyer thirrjet telefonike. Përdorni këtë kohë për të treguar sjellje të mira ndaj recepsionistit dhe të tjerëve në zonën e pritjes. Bëni një bisedë të shkurtër, por mos flisni shumë. Nëse ju ofrohet një pije, pranojeni atë, edhe nëse nuk jeni të etur.

Konsiderohet e pasjellshme mospranimi i mikpritjes kur ofrohet. Kontrolloni përreth dhe shikoni dinamikat e zyrës. Kërkoni artikuj, çmime ose gjëra të tjera të cilat mund t’i mbani në kujtesën tuaj për biseda të ardhshme.

Ofroni një shtrëngim duarsh të sigurt

- Advertisement -
Ad imageAd image

Shtrëngoni duart me kandidatin sapo ai të hyjë në dhomë. Duke qëndruar në këmbë tregon respekt për personin tjetër. Gjithmonë prisni të shihni se a ju tregon klienti ku të uleni në vend se të zgjidhni një ulëse vetë. Nëse nuk ju tregojnë se ku të uleni, thjesht thuani, ‘’ku do të dëshironit të ulesha’’? Mos mbani telefonin tuaj në tavolinë, sepse mund të duket se po prisni një thirrje më të rëndësishme.

Shikoni gjuhën e trupit

Qëndroni drejtë dhe mos rrini shtrembër ose të nervozuar. Mos kafshoni thonjtë ose të luani me laps. Mbani kontakt të mirë të syve dhe kushtoni vëmendje sjelljeve tuaja profesioniste.

Përgatisni shënimet e juaja të hapjes por dëgjoni më shumë se të flisni

Bëni një bisedë të vogël para se të flisni për biznes. Bëni punë përgatitore dhe zbuloni gjëra për personin para takimit. Përgatisni një temë e cila lidhet me diçka të përbashkët në mes juve.

Mos flisni gjatë gjithë kohës. Angazhohuni me klientin me pyetje të përshtatshme të cilat mund t’i ndihmojnë atij të mendojë situatën në një mënyrë të re. Lejoni që klienti të përgjigjet para se të vazhdoni dhe të mbani shënime për shqetësimet e tij. Konsiderojeni veten si këshillues në vend të një shitësi dhe mund t‘a shihni takimin nga një pikëpamje tjetër.

Filloni në kohë dhe përfundojeni herët

Respektoni kohën për të cilën jeni pajtuar, dhe largohuni disa minuta më herët, nëse është e mundur. Përgjigjuni pyetjeve dhe vazhdoni me ‘’veprimin e radhës’’. Menjëherë dërgoni një email dhe falenderoni klientin për kohën e tij.

Profesoresha e Harvard Business School, Amy Cuddy, shkruan në librin e saj “Presence” se njerëzit u përgjigjen shpejt dy pyetjeve kur ju takojnë së pari:

Në realitet, Cuddy thotë, besueshmëria dhe ngrohtësia janë faktorët më të rëndësishëm në atë se si njerëzit ju vlerësojnë. Paraqitja e fuqive tua mund të dështojë. Vetëm pasi të keni krijuar besim, fuqia përforcon pozitën tuaj.

Kaloni kohë për të lënë përshtypje të parë të mirë dhe ju jeni në rrugë për të pasur dy këmbët në derë.

You Might Also Like

Menstruacionet dhe depresioni: një lidhje e padukshme, por reale

11 arsye pse nuk po rriteni në detyrë

Si ta mbashë punën, 5 rregulla

Gabimet që i bëni gjatë punësimit

6 mësime të rëndësishme që duhet t’ua mësoni fëmijëve

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Këshilla “të vogla” nga 3 miliarderë për të mposhtur frikën e dështimit
Next Article Supremja konfirmon vendimin e Apelit për kthimin e Sekiraqës në paraburgim

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?