By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Mos i justifiko asnjëherë këto 10 gjëra
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kuriozitete > Mos i justifiko asnjëherë këto 10 gjëra
Kuriozitete

Mos i justifiko asnjëherë këto 10 gjëra

admin
Last updated: 19/05/2026 09:29
By admin 5 Min Read
Share
rose wine glasses on a wooden table at garden in summer
SHARE

Shumë nga vendimet tona shkaktojnë pyetje dhe komente nga njerëzit e tjerë, familjarë, miq, apo persona të afërm që për ndonjë arsye apo për ndonjë tjetër, e kanë përherë një opinion lidhur me mënyrën se si duhet të sillemi, se si t’i ndërtojmë marrëdhëniet dhe se me kë të komunikojmë. Ndonjëherë persona të tillë arrijnë deri në pikën, sa na kërkojnë t’i shpjegojmë zgjedhjet e jetës sonë personale. Sipas psikologut dhe blogerit, David William, nuk duhet të japësh asnjëherë llogari, nëse të pyeten këto 10 gjëra:

Nuk duhet t’ia shpjegosh askujt situatën lidhur me jetën tënde personale.

Nëse je e martuar nga ana ligjore, apo nëse ende jeton me prindërit, nuk ke pse e justifikon motivin e kësaj gjëje me të tjerët. Nëse je e vetëdijshme dhe e lumtur me situatën, në të cilën gjendesh, atëherë nuk ka pse të të interesojnë shumë opinionet negative të të tjerëve.

Nuk duhet t’ia shpjegosh askujt prioritetet e jetës tënde.

Ti ke mendimet e tua lidhur me gjërat që duhet të bësh për të gëzuar veten dhe të tjerët rreth vetes. Duke qenë njerëz të ndryshëm, ne kemi prioritete të ndryshme nga njëri-tjetri. Mjafton të mbrosh prioritetet e tua dhe të mos ia shpjegosh askujt arsyet se pse ke ato prioritete në jetë.

Nuk duhet të kërkosh falje, nëse nuk je penduar.

Nëse nuk je penduar për veprimet apo sjelljet e tua, nuk ke pse kërkon falje. Shumë persona mundohen të kërkojnë falje sa më parë për t’i mbyllur shpejt problemet. Kjo gjë shpesh e vështirëson akoma më tepër situatën, ndaj nuk ke pse kërkon falje, nëse nuk ndihesh në faj.

Nuk duhet të thuash gjithmonë “Po”.

Ke gjithë të drejtat e mundshme për të thënë  “Jo’, nëse nuk ekziston një arsye e fortë për të rënë dakord. Suksesin e arrijnë personat që kanë hequr dorë prej gjithçkaje që nuk është prioritet i tyre. Njihe mirësinë e njerëzve të tjerë dhe ji mirënjohës, por mëso edhe të thuash “Jo” për gjërat që ta largojnë vëmendjen nga objektivat e tua kryesore.

Nuk duhet të biesh dakord me bindjet personave të askujt.

Nëse nuk ndani me të tjerët idetë tuaja personale, është e padrejtë të shtireni sikur jeni dakord me ta. Është më mirë të kundërshtosh me qetësi, se sa të pranosh dhe të zhgënjehesh më vonë.

Nuk duhet t’i japësh llogari të tjerëve lidhur me karrierën apo zgjedhjet e tua personale.

Ndonjëherë rrethanat na detyrojmë të zgjedhim midis punës dhe jetës personale. Ky vendim nuk është i thjeshtë dhe në fund mund të zgjedhësh punën, jo sepse nuk të intereson familja, por sepse kjo zgjedhje do të të japë siguri në të ardhmen. Në çdo rast, nuk duhet t’ia shpjegosh të tjerëve se pse i ke bërë këto zgjedhje në jetë.

Nuk duhet të japësh shpjegime lidhur me bindjet e tua politike apo fetare.

Nëse je demokrat, socialist, i krishterë, musliman apo çdo gjë tjetër, kjo është zgjedhja jote personale. Nuk ke pse jep llogari për të tilla zgjedhje në jetë. Nëse dikush nuk të pranon dot për mënyrën se si je, dije së është problem i tij/saj, jo i yti.

Nuk ke pse shpjegon se pse jeton vetëm.

Nëse je i martuar apo beqar, nuk ka pse i intereson askujt. Vetmia nuk është një shqetësim i personalitetit dhe kushdo është i lirë të zgjedhë nëse do të përfshihet në një marrëdhënie, apo jo. Askujt nuk ka pse i duhet të dijë gjë për këtë pjesë.

Nuk duhet të takosh asnjë person, thjesht sepse dikush ta kërkon ta bësh.

Nuk ka rëndësi, nëse personi që do të takosh do të jetë i mirë apo jo. Thjesht nuk duhet të takosh apo të merresh me njerëz të tjerë, për faktin se dikush ta kërkon këtë gjë, shkruan bota.al. Punët janë të ndara dhe çdokush duhet të marrë përgjegjësitë e veta. Ti nuk ke pse të jesh si një mashë në duart e të tjerëve.

Nuk duhet të justifikohesh për aspektin tënd fizik.

Nëse je e dobët apo e shëndoshë, e gjatë apo e shkurtër, e paraqitshme ose jo, nuk ke pse justifikohesh apo ankohesh përpara të tjerëve. Mos lejo që paraqitja e jashtme të përkufizojnë vetëvlerësimin tënd.

You Might Also Like

Këto janë pjesët e trupit të cilat mund të zbulojnë sa jeni inteligjent

15 gjëra që njerëzit e zgjuar i bëjnë përditë

Si të ngrini dolli në mënyrën e duhur?

Amerikani fiton lotarinë dy herë brenda një muaji

Shtatë hapa për të zgjidhur dhe parandaluar konfliktet në vendin e punës

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article 15 gjëra që njerëzit e zgjuar i bëjnë përditë
Next Article Shkencëtarët thonë se ndërprerja e konsumimit të sheqerit është e lehtë
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Spasovski: Pa analizë të thellë dhe reforma reale, LSDM nuk do ta rikthejë besimin e qytetarëve
Maqedoni
Bie nga shkallët, lëndohet rëndë punonjësja e Gjinekologjisë së Çairit
Kronika
Haga lëshon urdhërarrest për ministrin izraelit
Bota
Trazira në Bolivi, bankat mbyllin degët në kryeqytetin La Paz mes demonstratave antiqeveritare
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?