By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Mos u digjni nga pakujdesia: Gjashtë gabime që e bëjnë të kotë sprejin kundër diellit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shëndetësi > Mos u digjni nga pakujdesia: Gjashtë gabime që e bëjnë të kotë sprejin kundër diellit
Shëndetësi

Mos u digjni nga pakujdesia: Gjashtë gabime që e bëjnë të kotë sprejin kundër diellit

admin
Last updated: 26/06/2025 08:09
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

Dermatologët shpjegojnë pse vetëm spërkatja nuk mjafton dhe si ta përdorni sprejin me SPF në mënyrë efektive

Spreji për mbrojtje nga dielli është bërë zgjedhja e preferuar për shumë njerëz për shkak të prakticitetit dhe aplikimit të shpejtë, veçanërisht kur bëhet fjalë për fëmijët, zonat e paarritshme të trupit apo gjatë lëvizjes. Por, megjithë këtë lehtësi, dermatologët gjithnjë e më shumë paralajmërojnë se përdorimi i gabuar i tij mund të ulë ndjeshëm efikasitetin dhe të lërë lëkurën të pambrojtur ndaj rrezeve UV.

Pikërisht thjeshtësia e sprejit shpesh çon në pakujdesi dhe aplikim të cekët. Shumë përdorues nuk i kushtojnë vëmendje sasive të duhura, teknikës së aplikimit apo kushteve mjedisore, çka për pasojë rrit rrezikun për dëmtime të lëkurës nga dielli.

Më pak efikas sesa duket

Spreji ka disa të meta në krahasim me losionet apo kremrat mbrojtës nga dielli.

“Spreji është më mirë se mos të përdorësh fare mbrojtje dhe e kuptoj pse pëlqehet, veçanërisht për fëmijët apo ata që janë gjithmonë në lëvizje. Por është thelbësore të përdoret në mënyrë të saktë. Nëse dikush nuk është i gatshëm ta përhapë mirë dhe ta riaplikojë, më mirë është të përdorë losion”, shpjegon Dr. Hana Kopelman, dermatologe dhe kirurge për flokët në New York, transmeton Telegrafi.

1. Nuk aplikohet sasia e mjaftueshme

Sasia minimale e losionit mbrojtës që duhet për një të rritur për të mbuluar zonat e ekspozuara është rreth një gotë e vogël. Për sprejin, kjo është e vështirë të matet.

- Advertisement -
Ad imageAd image

“U them pacientëve të imagjinojnë një sasi sa një top golfi për secilën pjesë kryesore të trupit, edhe kur përdorin sprej”, thotë Dr. Kopelman.

Spreji duhet të shndrisë mbi lëkurë dhe më pas të përhapet mirë me dorë. Një alternativë është ta spërkatni së pari në pëllëmbë dhe më pas ta aplikoni në lëkurë, kjo ndihmon për të kontrolluar më mirë sasinë.

Sprejat me filtra mineralë (si oksidi i zinkut), krijojnë një barrierë fizike dhe shpesh janë të bardhë, gjë që ju ndihmon të shihni më qartë ku është aplikuar dhe ku mungon, shkruan Health.

- Advertisement -
Ad imageAd image

“Spërkatni nga një distancë e afërt, për të paktën 6 sekonda për çdo zonë dhe më pas përhapeni. Spërkatja e shpejtë nga një metër larg nuk ofron mbrojtje efektive”, paralajmëron Dr. Kopelman.

2. Aplikimi në kushte të papërshtatshme

Spreji nuk duhet të përdoret në ambiente të mbyllura, si në banjë apo makinë, sidomos nëse është në formë aerosoli. Grimcat e vogla mund të irritojnë fytin, hundën, sytë dhe mushkëritë.

“Nëse tentoni ta përdorni në mes të plazhit ose në një barkë në lëvizje, era do ta shpërndajë para se të prekë lëkurën,” thotë Dr. Kristin Baird, dermatologe nga Kolorado.

Zgjidhni vende të hapura, pa erë, si oborri apo parkingu. Në ditët me erë, më mirë përdorni losion apo krem mbrojtës.

3. Mos-përhapja me dorë

Është gabim i zakonshëm të mendohet se spreji nuk ka nevojë të përhapet.

“Nëse nuk e përhapni, nuk e përdorni si duhet. Do të mbeteni me zona pa mbrojtje, dhe efekti do të jetë i pabarabartë,” paralajmëron Dr. Kopelman.

4. Aplikimi në vetëm një shtresë

Në varësi të ambientit dhe kohëzgjatjes në diell, një shtresë e vetme nuk mjafton.

“Shtresimi është çelësi për mbrojtje të plotë. Spreji është i përshtatshëm për rifreskim gjatë ditës, por është më vështirë të siguroheni që çdo zonë është e mbuluar,” thotë Dr. Rachel Day.

“Unë zakonisht spërkas, përhap, pastaj spërkas edhe një herë dhe përhap sërish”, shton Dr. Baird.

5. Mos-riaplikimi mjaftueshëm

Rregulli është: çdo 2 orë ose pas larjes dhe djersitjes, pa përjashtim.

SPF më i lartë nuk do të thotë që nuk keni nevojë për riaplikim. “Mbi SPF 50, përfitimi shtesë është i vogël. Çelësi është shpeshtësia e përdorimit”, thekson Dr. Baird.

6. Përdorimi i produkteve të vjetra

Përbërësit aktivë në SPF degradohen me kalimin e kohës dhe me temperaturat e larta.

“Është praktikë e mirë që për çdo sezon apo pushim të ri, të merrni një produkt të freskët,” rekomandon Dr. Baird.

Mbani mend!

Spreji me SPF është praktik, por kërkon kujdes të veçantë në përdorim. Mos e përdorni si zgjidhje të shpejtë pa respektuar udhëzimet. Përdoreni siç duhet dhe lëkura juaj do t’ju falënderojë.

You Might Also Like

Mosngrënia e vakteve si ndikon në organizëm?

Kanella bën mrekulli ndaj shumë sëmundjeve

Tharja e rrobave në shtëpi, e dëmshme për shëndetin

Këto ushqime përmirësojnë shëndetin e duhanpirësve

Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes, kujdesi që duhet të tregoni

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Pedro Pascal foli për momentet e vështira pas vdekjes së nënës së tij: Isha i thyer
Next Article Ky është parashikimi i motit për sot

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?