By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Mosrespektimi i sinjalistikës, shkak për aksidentet
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Mosrespektimi i sinjalistikës, shkak për aksidentet
Maqedoni

Mosrespektimi i sinjalistikës, shkak për aksidentet

admin
Last updated: 22/11/2024 18:19
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 22 nëntor – Mosrespektimi i rregullave në komunikacion si nga ana e shoferëve të makinave poashtu edhe nga ana e qytetarëve janë ndër faktorët kryesor të shkaktimit të aksidenteve në numër të madh për të cilët jemi dëshmitarë kohën e fundit. Aksidenti më i ri me humbje jetësh ishte vetëm një natë më parë pikërisht në këtë bulevard, bulevardin “Hristijan Todorovski Karposh” në Komunën e Çairit.

“Shumë shpejt, tepër, e tepruar. Dikush që nuk ndalet mund edhe të të shkel, ka njerëz të ndryshëm, nuk kanë gjithë një mendje. Më shumë të rinjtë vozitin shpejt, ku jetoj unë çuditesh shumë shpejt vozitin, për pak sa nuk më kanë shkel”, tha një qytetar.

Qytetarët vlerësojnë se policët e shtrirë kanë ngadalësuar shpejtësinë e shoferëve të makinave mirëpo disa nga shoferët e pandërgjegjshëm qëllimisht kanë hequr disa pjesë të policëve të shtrirë me qëllim që shpejtësia e dëshiruar nga ana e tyre të mund të realizohet.

“Rruga është e drejtë, kur nuk kishte policë të shtrirë ishte kaos, fluturonin makinat. Tash, pak kanë ulur shpejtësinë mirëpo edhe ne kalojmë ku arrijmë. Këtu ka të vendosur semaforë por akoma nuk janë lëshuar, më shumë se dy vjet që janë vendosur”, tha një qytetare.

Një natë më parë, siç njoftoi MPB-ja në ora 18:43 në SPB Shkup është denoncuar se në bulevardin Hristijan Todorovski Karposh në Shkup, makina “Seat Altea” me targa të Shkupit, e drejtuar nga A.XH (19) nga Shkupi, ka goditur një grua, e cila ka ndërruar jetë në vendngjarje.

You Might Also Like

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar

Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti

Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë

Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve

Ministria e Mjedisit: Nuk ka rrjedhje të lindanit në OHIS

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article U mbajt konferenca mes tri institucioneve në luftën kundër korrupsionit
Next Article Bitcoin ngjitet në mbi 94 mijë dollarë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar
Maqedoni TOP LAJM
Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti
Maqedoni TOP LAJM
Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë
Bota Maqedoni TOP LAJM
Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?