Shkup, 10 janar – Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira, paradite me paraqitje të mjegullës në disa lugina. Në fund të ditës dhe gjatë natës do të ketë shi të kohëpaskohshëm lokal, ndërsa në malet më të larta borë e dobët.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare, ndërsa në pjesët jugperëndimore erë e fuqishme nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 0 deri 7, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë prej 9 deri 15 gradë.
Në Shkup mot i ndryshueshëm, paradite me paraqitje të mjegullës, ndërsa në fund të ditës me shi të dobët të kohëpaskohshëm. Temperatura minimale do të bie deri në 3, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri 11 gradë.
Sipas parashikimit të DPHM-së, të shtunën moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira me reshje të kohëpaskohshme të shiut, ndërsa në male dhe në disa vende më të larta të borës.
“Të dielën reshjet në disa vende do të jenë më të dendura, ndërsa për shkak të masës më të ftohtë me erë të fuqishme veriore do të jenë kryesisht të borës. Në disa vende pritet të formohet shtresë e borës, ndërsa në male dukshëm do të rritet. Borë të kohëpaskohshme do të ketë edhe të hënën, ndërsa pastaj do të mbizotërojë mot i qëndrueshëm dhe i ftohtë”, njoftoi DPHM.