Shkup, 25 maj – Moti sot do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të ndryshueshme të cilat do të rriten. Në orët e mesdites, pasdite dhe gjatë natës do të ketë paqëndrueshmëri me shi të rrëmbyeshëm lokal dhe bubullima, në disa vende në formë të motit të ligë.
Do të fryejë erë e lehtë deri mesatare kryesisht nga drejtimi jugor.
Temperatura minimale do të lëvizë në interval prej 8 deri 15, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë prej 21 deri 28 gradë.
Në Shkup mot me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla deri mesatare nga pasditja me kushte për paqëndrueshmëri, shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima. Reshje të kohëpaskohshme do të ketë edhe gjatë natës. Temperatura minimale do të bie deri në 11, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri 28 gradë.
Në ditët e fundjavës dhe gjatë natës të së dielës do të mbizotërojë mot i ndryshueshëm me vranësira, në disa vende i paqëndrueshëm me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe kushte për paraqitje lokale të motit të ligë. Të hënën në afat të shkurt kushtet për paqëndrueshmëri do të ulen, ndërsa nga e martja në orët e pasdites përsëri do të ketë paraqitje të paqëndrueshmërisë me intensitet të ndryshueshëm me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima.