Shkup, 24 korrik – Moti edhe sot do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtim i ndryshueshëm. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 13 deri në 22 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë prej 36 deri në 42 gradë Celsius.
Në Shkup, moti do tw jetw me diell dhe shumë i nxehtë me erë të lehtë deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura minimale do të ulet në 21, ndërsa ajo maksimale do të arrijë 41 gradë Celsius.
Të premten dhe të shtunën do të mbajë mot me diell dhe shumë i nxehtë me vranësira lokale të lehta deri në mesatare dhe temperatura që në disa vende do të arrijnë 43°C. Të dielën do të ketë paraqitje lokale të paqëndrueshme me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima, ndërsa temperaturat do të jenë në rënie.