Shkup, 22 korrik – Moti sot do të jetë kryesisht me diell dhe shumë i nxehtë. Do të fryejë erë mesatare, ndërsa në pjesët perëndimore herë pas here e fuqishme nga drejtimi jugperëndimor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 13 deri 21, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri 41 gradë.
Në Shkup diell dhe shumë nxehtë me erë të lehtë deri mesatare nga drejtimi jugperëndimor. Temepratura minimale do të ulet deri 20, ndërsa maksimalja do të arrijë deri 41 gradë.
Siç kumtoi Drejtoria për punë hidrometeorologjike (DPHM), nën ndikimin e valës së nxehtë nga jugu prej të shtunës moti do të jetë me diell dhe shumë nxehtë me vranësira lokale të lehta deri mesatare. Temperatura ditore në disa vende do të jetë mbi mesataren për muajin korrik.
Të premten temperatura maksimale do të lëvizë prej 37 deri 42 gradë.