Shkup, 24 janar – Moti sot në lugina në pjesën më të madhe të ditës do të jetë me mjegull dhe më i ftohtë. Në zonat e tjera me diell me vranësira mesatare dhe kryesisht qetë.
Temperatura minimale do të lëvizë në interval prej -4 deri 4, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë prej 7 deri 15 gradë. Në vendet me mjegull temperatura maksimale do të lëvizë në interval prej 2 deri 6 gradë.
Në Shkup në pjesën më të madhe të ditës moti do të jetë me mjegull dhe i qetë. Temperatura minimale do të bie deri në 1, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri 6 gradë.
Në ditët në vijim vazhdon periudha e motit të qëndrueshëm dhe relativisht të ngrohtë, veçanërisht në vendet më të larta dhe në male, për çka shtresa e borës edhe më tutje do të ulet. Nëpër lugina do të ketë mjegull dhe do të jetë më ftohtë, veçanërisht në orët e paradites.