Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot me diell.
IHK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10 dhe 13°C, ndërkaq maksimalet e ditës do të jenë nga 28 deri në 36 gradë Celsius.
Era do të fryjë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i jugperëndimit.